Udhëheqja parlamentare

E martë, 6 qershor 2017

Kryetari Xhaferi u takua me ambasadorin holandez Pllomp

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë, z. Vilem Vauter Pllomp. Pas urimeve të bëra për zgjedhjen në këtë funksion dhe për zgjedhjen e Qeverisë së re, ambasadori Pllomp e theksoi porosinë për gatishmërinë e Qeverisë së Holandës dhe konkretisht të Parlamentit për një bashkëpunim të gjerë me institucionet e Republikës së Maqedonisë dhe vazhdimin e të gjitha projekteve të filluara ndërmjet të dyja vendeve. 

Kryetari Xhaferi e informoi mysafirin për gjendjen aktuale në Kuvend dhe aktivitetet që pasojnë në lidhje me bashkëpunimin ndërkombëtar, si formimi i delegacioneve në organizatat ndërkombëtare dhe grupeve për bashkëpunim bilateral. 

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për format e transparencës dhe dukshmërisë së madhe të Kuvendit, përkatësisht njohjen më të mirë të qytetarëve me punën e Dhomës Ligjvënëse. Pastaj, u theksua edhe nevoja për përfshirjen më të madhe të ekspertëve në punën e komisioneve të Kuvendit, si mundësi që e jep Rregullorja e punës së Kuvendit, me qëllim këto të kontribuojnë për miratimin e zgjidhjeve ligjore cilësore.   

Në fund, Kryetari Xhaferi dhe ambasadori Pllomp u shprehën të bindur se bashkëpunimi i suksesshëm bilateral do të vazhdojë dhe do të zgjerohet në të ardhmen.     

Click