Udhëheqja parlamentare

E premte, 6 mars 2020

Takim i Kryetarit Xhaferi me Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xaferi, sot realizoi takim bilateral me homologen e tij në Republikën e Kosovës, Kryetaren e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani. Me këtë rast, Kryetari Xhaferi ia uroi marrjen e detyrës së re zonjës Osmani, duke i dëshiruar që ushtrimi i detyrës së re që është tejet e përgjegjshme, sfiduese dhe kërkon përkushtim pa rezervë, megjithatë, ti japë nder dhe kënaqësi dhe çdo sukses i arritur, ta inkurajojë për tejkalimin e sfidave të radhës.

Takimi i dy kryetarëve ishte në suazat e Programit me rastin e 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së në Prishtinë. 

Click