Udhëheqja parlamentare

E hënë, 12 qershor 2017 

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ambasadoren e Kroacisë Barishiq 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim zyrtar me ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Republikën e Maqedonisë, znj. Daniella Barishiq.  Në fillim të takimit ambasadorja ia uroi zgjedhjen Kryetar i Kuvendit dhe shprehu pritje të sinqerta se marrëdhëniet e zhvilluara dhe të larta të deritanishme ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kroacisë do të vazhdojnë në të ardhmen me dinamikë të përforcuar.  

Kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhaferi, duke iu falënderuar për urimin, e informoi ambasadoren për ngjarjet aktuale në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë lidhur me formimin e komisioneve, delegacioneve dhe grupeve parlamentare për bashkëpunim, me ç'rast Kuvendi në të ardhmen do të mund me kapacitet të plotë t'i ushtrojë funksionet e saj në planin e politikës së brendshme dhe në planin ndërkombëtar.  

Njëkohësisht, si Kryetar i të gjithë deputetëve, ai personalisht do të angazhohet për kthimin e integritetit institucional të Kuvendit në sistemin kushtetues të Republikës së Maqedonisë, si organ legjislativ, si dhe në forcimin e mirëbesimit të qytetarëve në këtë institucion. Gjithashtu, do të bëjë përpjekje për ta bërë këtë institucion më transparent në mënyrë që qytetarët të mund rregullisht t'i ndjekin seancat plenare, dhe të kenë qasje drejtpërdrejt në punën e deputetëve të cilët i kanë zgjedhur ato.  

Ambasadorja Barishiq nënvizoi se marrëdhëniet shumëdekadeshe të mirëkuptimit dhe miqësisë ndërmjet të dyja shteteve dhe raportet e afërta ndërmjet qytetarëve tanë, paraqesin kapital dhe investim të madh në të ardhmen. Republika e Kroacisë edhe më tutje do ta mbështesë qartë dhe fuqimisht Republikën e Maqedonisë në planin multilateral, veçanërisht në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Paralelisht, do të vazhdojnë të kultivohen dhe zhvillohen bashkëpunimi parlamentar dhe diplomacia parlamentare, si dhe marrëdhëniet në planin e ekonomisë, mbrojtjes dhe kulturës.  

Në fund të takimit, Kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhaferi theksoi se ai personalisht do ta ftojë kolegun e tij, Kryetarin e Parlamentit të Kroacisë, që të vijë në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, me ç'rast do të jepet një shtytje e rëndësishme, si në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale, ashtu edhe në kontekst rajonal dhe evropian.  

Click