Kryetari Xhaferi pjesë e delegacionit në transpor...

E martë, 10 dhjetor 2019

Kryetari Xhaferi pjesë e delegacionit në transportuesin e avionëve "Harry S. Truman"

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, ishte pjesë e delegacionit të përbërë prej Kryeministrit Zoran Zaev dhe ministres së Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska që e kishte nderin të zbarkojë në transportuesin e avionëve "Harry S. Truman", ku kishin takim me admiralin Xhejms Fogo, komandantin e Forcave Detare Amerikane për Evropë dhe Afrikë dhe komandantin e Forcave Aleate të Bashkuara të NATO-s në Napoli. 

Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME SENATORIN JOAN - KRISTIJAN KIR...

E mërkurë, 4 dhjetor 2019

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME SENATORIN JOAN - KRISTIJAN KIRTESH, KTRYETAR I GRUPIT PËR MIQËSI NË PARLAMENTIN RUMUN 

Kryetari Xhaferi i uroi mirëseardhje të ngrohtë senatorit Kirtesh dhe theksoi se kjo vizitë është me rëndësi të veçantë për të duke i pasur parasysh marrëdhëniet e përgjithshme të mira ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë e të cilat i karakterizon shkallë e lartë e miqësisë, me dialog politik konstruktiv dhe të hapur të bazuar mbi marrëdhënie partnere dhe respekt të ndërsjellë.
Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit Xhaferi me SH.S. Nives Tiganj, ambasador...

E martë, 3 dhjetor 2019

Takimi i Kryetarit Xhaferi me SH.S. Nives Tiganj, ambasadore e Republikës së Kroacisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut 

Në fillim të takimit, Kryetari Xhaferi e përgëzoi për funksionin e ri duke i dëshiruar mandat të frytshëm dhe të suksesshëm të ambasadorit, si dhe shprehu pritje se bashkëpunimi i deritanishëm i institucioneve të Republikës së Maqedonisë me Ambasadën e Kroacisë do të vazhdojë edhe më tutje.
Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin e sapoemërua...

E mërkurë, 27 nëntor 2019

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin e sapoemëruar të BeH, SH.T. Dragan Jaqimoviq

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, në takimin e sotëm me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Bosnjës e Hercegovinës, SH.T. Dragan Jaqimoviq, shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e deritanishëm me Ambasadën e BeH dhe i uroi edhe ambasadorit të ri mandat të suksesshëm dhe vazhdim të këtij bashkëpunimi me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lexo më shumë

Kryetari Xhaferi i dha mirënjohje gazetares Mira Kosti...

E mërkurë, 27 nëntor 2019

Kryetari Xhaferi i dha mirënjohje gazetares Mira Kostiq

Në takimin e sotëm me gazetarët, Kryetari Xhaferi gazetares së Radios së Maqedonisë, z-njës Mira Kostiq, me rastin e shkuarjes së saj në pension, i dha Mirënjohje për punën e bërë dhe për profesionalizmin gjatë gjithë viteve derisa ka referuar për punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me Mimi Kodheli, kryetare e Komis...

E mërkurë, 20 nëntor 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me Mimi Kodheli, kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë

Kryetari Xhaferi theksoi se kjo vizitë është me rëndësi të veçantë për të, duke pasur parasysh se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve zhvillohen në nivelin më të lartë dhe janë pa çështje të hapura.
Lexo më shumë

Takimi i Komitetit Këshillëdhënës t&#23...

E premte, 8 nëntor 2019

Takimi i Komitetit Këshillëdhënës të Programit për mbështetjen parlamentare 

Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt Takimi i  parë i punës i Komitetit Këshillëdhënës të Programit për mbështetje parlamentare në të cilin krahas Kryetarit Talat Xhaferi, merrnin pjesë edhe nënkryetari Goran Misovski, Sekretarja e përgjithshme Cvetanka Ivanova, SH.S. Sibil Suter Tehada ambasadore e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, Sh. S. Kristin Forgstin Bentston, ambasadore e Suedisë në Maqedoninë e Veriut, d-r Kristof Lanc, ish sekretar i përgjithshëm i Asamblesë Federale të Zvicrës, z. Aleksandar Fuzeresi, udhëheqës i bashkëpunimit parlamentar teknik të AF të Zvicrës, z. Antero Habiht, zëvendëssekretar i përgjithshëm i Riigikogut estonez dhe përfaqësues të ekipit të IND (NDI) të paraprirë nga drejtori Kris Hensho
Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me ish Sekretarin e përgjith...

Е enjte, 7 nëntor 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me ish Sekretarin e përgjithshëm të Asamblesë Federale të Zvicrës d-r Kristof Lanc 

Sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Talat Xhaferi, realizoi takim me ish Sekretarin e përgjithshëm të Asamblesë Federale të Zvicrës d-r Kristof Lanc dhe konsultat teknik kryesor i SDC për Programin për Mbështetjen e Kuvendit. Në takim ishin të pranishëm Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Cvetanka Ivanova, ambasadorja zvicerane Sibil Suter Tehada dhe Robert Skot Hejzlet, përfaqësues i NDI. 

Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me z-njën Elen Konve-Mure, n...

E martë, 5 nëntor 2019 

Takim i Kryetarit Xhaferi me z-njën Elen Konve-Mure, nënkryetare e Senatit të Republikës së Francës dhe anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme në Senatin francez

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot realizoi takim me Elen Konve-Mure, nënkryetare e Senatit të Republikës së Francës dhe anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme, Mbrojtje dhe Forca të Armatosura në Senatin francez.

Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me Kryetarin e Parlamentit Evropi...

E martë, 5 nëntor 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me Kryetarin e Parlamentit Evropian Sasoli

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi realizoi takim me Kryetarin e Parlamentit Evropian, z. David Maria Sasoli, i cili pas ndërmarrjes së funksionit, vizitën e parë jashtë Bashkimit Evropian e realizon pikërisht në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 
Lexo më shumë
1...345...39                                        
Click