Aktivitetet

E hënë, 15 nëntor 2021

PRITJE ZYRTARE E KRYETARIT XHAFERI NË ABU DABI

Në kuadër të vizitës së parë zyrtare të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, dhe Delegacionit në përbërje: Hysni Ismaili, kryetar i Grupit Parlamentar të Kuvendit për Bashkëpunim me vendet e Lindjes së Afërme dhe Gjirit Arabik, Darko Kaevski dhe Bedri Fazli, anëtarë, ishte organizuar pritje oficiale nga ana e SH.T.Z. Sakr-Al-Gobash, Kryetari i Këshillit Nacional Federal të Emirateve të Bashkuara Arabe.  

Sh.T.Z. Sakr-Al-Gobash e përshëndeti përzemërsisht Kryetarin Xhaferi dhe Delegacionin, duke e potencuar këtë vizitë të parë historike si fillim të marrëdhënieve bilaterale më të afërta dhe më dinamike. Ato u pajtuan se ndërtimi i urave mes qytetarëve të dy shteteve duhet të paraqesë imperativ për të gjithë faktorët politikë, si mbindërtim i lidhjeve politike stabile dhe marrëdhënieve miqësore, tani dhe në të ardhmen.   

Të dy kryetarët shprehën bindje të ndërsjella për një bashkëpunim më intensiv në nivel të të gjitha institucioneve shtetërore dhe Emirateve të Bashkuara Arabe në të gjitha fushat, a sidomos e theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të rritur ekonomik dhe tregtar.  

 

Video

Click