Acquis communautaire nënkupton tërësinë e të drejtave dhe obligimeve të cilat dalin nga anëtarësimi në Union
Acquis communautaire përfshin:
- përmbajtjen, parimet dhe qëllimet politike të marrëveshjeve,
- legjislacionin i cili është miratuar në bazë të marrëveshjeve dhe në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë,
- deklaratat dhe rezolutat të cilat miratohen në kuadër të UE-së,
- aktet të cilat kanë të bëjnë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë,
- aktet të cilat kanë të bëjnë me drejtësinë dhe punët e brendshme,
- marrëveshjet ndërkombëtare të lidhura nga UE dhe vendet anëtare të UE-së ndërmjet vetë atyre në kuadër të kompetencave të Unionit.