Aktivitete të Institutit Parlamentar

KONFERENCA E DYTË RAJONALE ME TEMË "EFEKTET E KRIZËS SË MIGRIMIT NË SHTETET E EVROPËS JUGLINDORE"

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ishte nikoqir i Konferencës së dytë rajonale të organizuar nga Instituti Parlamentar, ku morën pjesë përfaqësues të shërbimeve parlamentare për hulumtim dhe informim nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Sllovenia dhe Maqedonia. Gjithashtu, në konferencë morën pjesë edhe përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe qeveritare si SDC, NDI, IOM dhe OSBE.

Në konferencën e cila u mbajt më 8 korrik 2016 në Qendrën edukative të Institutit Parlamentar, është promovuar edhe studimi i përbashkët me temë: "Efektet e krizës së migrimit në shtetet e Evropës Juglindore".
Tema e dokumentit të përbashkët të hulumtimit është një sfidë reale për çdo shërbim bashkëkohor parlamentar për hulumtim, për shkak të relevancës së saj dhe për shkak të misionit të shërbimeve hulumtuese parlamentare - të sigurojnë informacione objektive, relevante dhe bashkëkohore të mbartësve të vendimeve në trupat ligjvënëse.   

Në konferencë, janë diskutuar, gjithashtu, mundësitë për përforcim të bashkëpunimit midis shërbimeve hulumtuese parlamentare në rajon. Këto aktivitete kanë për qëllim të theksojnë rrjetësimin rajonal të shërbimeve parlamentare për hulumtim dhe informim si opsion për zhvillimin dhe bashkëpunimin e mëtejshëm të parlamenteve të shteteve të Evropës Juglindore.

Click