Aktivitete të Institutit Parlamentar

Prill 2017

BAZA ELEKTRONIKE E DOKUMENTEVE NGA ARKIVI LEGJISLATIV I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Instituti Parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, filloi me krijimin e bazës së vetme elektronike të dokumenteve dhe të dhënave nga puna e shtëpisë ligjvënëse.

Qëllimi është që të sigurohet një sistem me qasje të lehtë dhe me kërkim elektronik të dokumenteve  nga arkivi legjislativ, përkatësisht çdo shfrytëzuesi të sistemit do t'i mundësohet që për një kohë të shkurtër dhe sipas kritereve të ndryshme të arrijë te dokumenti konkret dhe të njëjtin ta gjejë në formën burimore.

Baza do t'i përfshijë dokumentet që kanë dalë nga puna e seancave të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, duke filluar nga viti 1986 e deri në mandatin aktual dhe e njëjta plotësohet në bashkëpunim me Arkivin Shtetëror të Republikës së Maqedonisë.

Click