E hënë, 24 shtator 2018
"PARLAMENTI I FËMIJËVE" NË KUVENDIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
Instituti parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, për herë të parë organizoi "Parlament të fëmijëve" për 89 nxënës nga 15 shkolla nga 15 komuna në Republikën e Maqedonisë.
Parlamenti i fëmijëve është një qasje proaktive e pushtetit legjislativ për t'i njoftuar rinjtë me punën e Kuvendit, për të kontribuar për zhvillimin e vetëdijes demokratike dhe kulturës së tolerancës, si dhe nxitjen e të rinjve për kritikë dhe përfshirje shoqërore dhe politike.
Përmes simulimit të procedurës legjislative, nxënësit zhvilluar argumente me të cilat mbështetet ose përgënjeshtrohet zgjidhja e propozuar ligjore, e në fund kishin mundësi edhe të votojnë.
Nxënësit mbajtën takim me katër deputetë nga të gjitha grupet parlamentare në Kuvend, i vizituan hapësirat më reprezentative të godinës së Kuvendit dhe morën certifikata për pjesëmarrje.