Aktivitete të Institutit Parlamentar

Nëntor 2016

PËRSOSJA PROFESIONALE NËPËRMJET SHKËMBIMIT TË PËRVOJAVE

Për përforcimin e kapaciteteve administrative dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, në nëntor të vitit 2016 të punësuarit nga Sektori për Edukim dhe Komunikim, Bibliotekë Hulumtuese dhe Arkiv Ligjvënës i Institutit Parlamentar realizoi vizitë studimore në Kuvendin Federativ të Konfederatës së Zvicrës.

Gjatë vizitës fillimisht u prezantuan shërbimet të cilat i ofron Instituti Parlamentar, ndërsa pastaj kolegët nikoqirë i transmetuan përvojat e tyre në lidhje me informatat për organizimin e tërësishëm të vizitave, prezantimin e Nismës për edukim politik të nxënësve nga arsimi i mesëm, prezantimin e Forumit politik (Polit-Forum des Bundes) të Konfederatës së Zvicrës që paraqet një projekt të Kuvendit Federativ dhe Këshillit Federativ, prezantimin e punës së bibliotekës parlamentare, strategjinë PR për të bërë më të afërt punën e Kuvendit Federativ me qytetarët, etj.

Nëpërmjet sesioneve dhe punëtorive interaktive u diskutua edhe për mënyrën dhe funksionimin e Qendrës për vizitorë, prezantimin e Buletinit të Kuvendit Federativ, prezantimin e "Nga inteligjenca e biznesit deri në inteligjencë politike", njohjen me punën mediatike të Kuvendit dhe vizitën e Qendrës Media, prezantimin e faqes së internetit, menaxhimin me informata dhe të tjera.

Click