Aktivitete të Institutit Parlamentar

Tetor 2016

PUNËTORI PËR ASISTENTËT E GRUPEVE TË DEPUTETËVE  

Në muajin tetor të vitit 2016 në Strumicë u mbajt punëtori dyditore me temë „Nomoteknika, resurset për punë dhe përvojat ndërkombëtare“, në të cilën morën pjesë bashkëpunëtorët e jashtëm të grupeve të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, LSDM-së dhe PDSh-së me nëpunësit shtetërorë të Shërbimit të Kuvendit, të NDI-së dhe një bursist.

Pjesëmarrësit në trajnim u njohën me resurset me të cilat disponon Instituti Parlamentar dhe Shërbimi i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Në lidhje me përvojat ndërkombëtare për punën e bashkëpunëtorëve të jashtëm u ndanë përvojat nga  Bundestagu dhe Kongresi i ShBA-së. Përveç kësaj, u theksua nevoja për këmbimin e informatave dhe komunikimin në kohë me organet e pushtetit ekzekutiv me kërkesë të deputetëve.              

Në punëtori u prezantuan këshilla për përpilimin e akteve juridike, struktura e akteve juridike dhe u theksua nevoja e një udhëzuesi për rregullat nomoteknike që do të ndihmonin në qartësinë më të madhe juridike.  

Click