Aktivitete të Institutit Parlamentar

Shkurt 2017

PUNËTORI PËR SHËRBIMIN E KUVENDIT ME TEMË "STANDARDET PËR MENAXHIM ME RESURSE NJERËZORE, TRANSPARENCA E PARLAMENTEVE DHE KALENDARI I AKTIVITETEVE” 

Në muajin shkurt të vitit 2017 në Strugë u mbajt punëtori dyditore me temë "Standardet për menaxhim me resurset njerëzore, transparenca e parlamenteve dhe kalendari i aktiviteteve", dedikuar të punësuarve në Shërbimin e Kuvendit.

Punëtoria u realizua në organizim të Institutit Parlamentar, ndërsa si prezantues/ligjërues ishin përfaqësues të Agjencisë për Administratë, të Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe të Institutit Parlamentar.

Në punëtori u diskutua për kornizën e kompetencave, vlerësimin dhe sfidat e zbatimit të dispozitave të Ligjit për nëpunësit administrativ.

Përveç kësaj, u prezantua Plani nacional aksional ndaj Nismës mbi Partneritetin për pushtet të hapur, avancimin e bashkëpunimit me shoqërinë civile, platformën për të dhëna të hapura, lirinë e informatave, transparencën fiskale, etj.

Si aspekt jashtëzakonisht i rëndësishëm i funksionimit të çdo parlamenti modern, u prezantuan llojet e kalendarëve parlamentar si mjet themelor për planifikimin e procesit ligjvënës dhe për punën e parlamenteve.

Në fund, u diskutua për rolin e Kuvendit ndaj Partneritetit për pushtet të hapur, përfshirjen e tij, transparencën, përgjegjësinë, teknologjinë dhe inovacionet. 

Click