20 nëntor 2017
Seminar një ditor për studentë
Studentë të vitit të dytë nga Instituti për Sociologji i Fakultetit Filozofik pranë Univerzitetit Kiril dhe Metodij, morën pjesë në seminarin edukativ një ditor, i cili u mbajt më 20 nëntor në Qendrën për edukim të Institutit Parlamentar.
Gjatë seminarit studentët u njoftuan me historiatin e parlamentarizmit në Maqedoni, përmbajtjen, strukturën dhe organizimin e mbrendshëm të Kuvendit si dhe me rolin e tij në sistemin tonë politik.
Studentët patën mundësinë të takohen dhe të bisedojnë me kolegët e tyre sociolog, deputet aktual në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.