Aktivitete të Institutit Parlamentar

Shkurt dhe mars 2017 

SEMINAR NJËDITOR ME TEMË "DEMOKRACIA DHE KUVENDI" PËR NXËNËSIT E ARSIMIT FILLOR DHE TË MESËM

Gjatë muajit shkurt dhe mars në Qendrën Edukative të Institutit Parlamentar, u mbajtën dy seminare edukative njëditore me temë "Demokracia dhe Kuvendi" të dedikuara për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm të Republikës së Maqedonisë.

Qëllimi i seminareve është afrimi i punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë te popullata e re, që do të kontribuojë mbi zhvillimin e vetëdijes së tyre për të mirat e demokracisë.

Nëpërmjet mësimeve teorike, video-projeksioneve dhe lojërave, nxënësit i përforcuan dhe i zgjeruan njohuritë e veta mbi demokracinë, demokracinë parlamentare dhe zhvillimin e saj historik në Maqedoni, mbi parimin e ndarjes së pushtetit, vendin dhe rolin e Kuvendit në sistemin politik të Republikës, mbi zgjedhjen e përfaqësuesve të popullit, mbi procedurën e miratimit të ligjeve në Kuvend etj. 

Nxënësve dhe arsimtarëve të pranishëm u janë dhënë certifikata për pjesëmarrje në seminar.

Gjithashtu, nxënësit kishin mundësi jo të përditshme që të njihen nga afër me Kuvendin nëpërmjet vizitës së organizuar në hapësirat e saj më reprezentative. 

Click