Aktivitete të Institutit Parlamentar

E premte, 23 shtator 2016

SEMINAR NJËDITOR ME TEMË "DEMOKRACIA DHE KUVENDI" PËR NXËNËSIT E ARSIMIT TË MESËM

Më 23 shtator 2016 në Qendrën Edukative të Institutit Parlamentar, u mbajtën dy seminare edukative njëditore me temë "Demokracia dhe Kuvendi", ku morën pjesë nxënës të shkollave të mesme nga Velesi, Shtipi, Kumanova, Strumica dhe Shkupi.  

Qëllimi i seminareve është afrimi i punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë te popullata e re, që do të kontribuojë mbi zhvillimin e vetëdijes së tyre mbi të mirat e demokracisë.

Nëpërmjet mësimeve teorike, video-projeksioneve dhe lojërave, nxënësit i përforcuan dhe i zgjeruan njohuritë e veta mbi demokracinë, demokracinë parlamentare dhe zhvillimin e saj juridik në Maqedoni, mbi parimin e ndarjes së pushtetit, vendin dhe rolin e Kuvendit në sistemin politik të Republikës, mbi zgjedhjen e përfaqësuesve të popullit, mbi procedurën e miratimit të ligjeve në Kuvend etj.Nxënësve dhe arsimtarëve të pranishëm u janë dhënë certifikata për pjesëmarrje në seminar, nga udhëheqësi i Institutit Parlamentar, Zllatko Atanasov.Gjithashtu, nxënësit kishin mundësi jo të përditshme të njihen nga afër me Kuvendin nëpërmjet vizitës së organizuar në hapësirat e saj më reprezentative.

Click