Aktivitete të Institutit Parlamentar

21 prill 2017

SEMINAR NJËDITOR ME TEMË “DEMOKRACIA DHE KUVENDI” PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË ARSIMIT NËNTËVJEÇAR  

Nxënës nga pesë shkolla nëntëvjeçare nga Makedonski Brod, Demir Kapia, Probishtipi, Nov Dojran dhe Shkupi, të shoqëruar nga mësuesit e tyre, morën pjesë në seminarin edukativ njëditor me titull “Demokracia dhe Kuvendi”. Seminari u mbajt më 21 prill, në Qendrën Edukative të Institutit Parlamentar.

Qëllimi i seminarit është afrimi i punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë te popullata më ere, që do të kontribuojë në zhvillimin e vetëdijes së tyre për fitimet nga demokracia.

Nëpërmjet ligjërimeve, video-projeksioneve dhe lojërave, nxënësit i përforcuan dhe i zgjeruan njohuritë e veta mbi demokracinë, demokracinë parlamentare dhe zhvillimin e saj historik në Maqedoni, për parimin e ndarjes së pushtetit, për vendin dhe rolin e Kuvendit në sistemin politik të Republikës, për zgjedhjen e përfaqësuesve të popullit, procedurën e miratimit të ligjeve në Kuvend etj.

Nxënësve dhe mësuesve të pranishëm u është dhënë certifikatë për pjesëmarrje në seminar. 

Gjithashtu, nxënësit patën mundësi jo të përditshme të njihen më afër me Kuvendin nëpërmjet vizitës në hapësirat më reprezentative të Kuvendit. 

Click