Aktivitete të Institutit Parlamentar

19 tetor 2016

SESIONI HYRËS PËR VULLNETARËT E ARDHSHËM TË INSTITUTIT PARLAMENTAR

Në punëtori morën pjesë nëpunësit e Sektorit Juridik-Ligjvënës, Sektorit të trupave punues, Institutit Parlamentar dhe përfaqësues të NDI Maqedoni. Punëtoria u mbajt më 19 dhe 20 tetor 2016, në hapësirat e Qendrës Edukuese të Institutit Parlamentar. Në pjesën e parë të punëtorisë u këmbyen përvoja për rolin dhe përgjegjësitë e Sektorit Juridik - Ligjvënës të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe sektorët juridiko-ligjvënës në parlamentet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Nga Zuzana Papazoski, drejtore e NDI-së për Programin e përforcimit të shtëpive ligjvënëse në Ballkanin Perëndimor u prezantuan vlerësimet dhe rekomandimet për përforcimin e punës së Sektorit Juridiko-Ligjvënës si dhe përvojat për zbatimin e programit për vullnetarë në Parlamentin e Sllovakisë.

Në punëtori morën pjesë edhe kandidatët e sapozgjedhur vullnetarë në Institutin Parlamentar duke u njohur me vendin dhe rolin e Kuvendit në sistemin e demokracisë parlamentare në Republikën e Maqedonisë, me shërbimet që i ofron Instituti Parlamentar, me punën e arkivit ligjvënës dhe me standardet për indeksim të dokumentacioint juridik. Gjatë diskutimit u theksuan përgjegjësitë dhe pritjet nga vullnetarët në Institutin Parlamentar gjatë punës së tyre gjashtëmujore. 

Click