Aktivitete të Institutit Parlamentar

16 shkurt 2017 

SHKËMBIMI I PËRVOJAVE MIDIS BASHKËPUNËTORËVE TË JASHTËM TË GRUPEVE TË DEPUTETËVE NË KUVENDIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË DHE BURSISTËVE TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË BUNDESTAGUN E GJERMANISË

Në bashkëpunim me Institutin Parlamentar të Kuvendit, Shoqata për Bashkëpunim Parlamentar IPS-Maqedoni dhe Ambasada Gjermane në Republikën e Maqedonisë, më 16 shkurt 2017 në Qendrën Edukative të Institutit Parlamentar, u mbajt punëtori me temë: „Shkëmbimi i përvojave midis bursistëve IPS të Maqedonisë në Bundestagun e Gjermanisë dhe bashkëpunëtorëve të jashtëm (asistentëve) të grupeve të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë“. 

Në eveniment mbajtën fjalim Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Zharko Denkovski, ambasadorja e Republikës Federative të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë SH.S znj. Kristina Allthauzer, Udhëheqësi i Institutit Parlamentar z. Zllatko Atanasov dhe znj. Nita Starova kryetare e Shoqatës për Bashkëpunim Parlamentar IPS-Maqedoni.

Gjatë diskutimit u shkëmbyen modele krahasuese mbi statusin, funksionimin, financimin dhe mbi mjetet për punën e asistentëve në të dy parlamentet. Përveç kësaj, u diskutua mbi nevojat e deputetëve dhe numrin e shërbimeve të domosdoshme në ushtrimin e përditshëm të funskionimit të tyre.

Click