Aktivitete të Institutit Parlamentar

Dhjetor 2016

TRAJNIM I SHËRBIMIT TË KUVENDIT ME TEMË MENAXHIM ME FINANCA

Me organizim të Zyrës së Institutit Nacional  Demokratik, Shkup, në dhjetor u mbajt punëtoria treditore me temë: "Menaxhimi financiar në hapësirat e Institutit Parlamentar". Ana Kovaçikova nga Shërbimi i Këshillit Nacional të Republikës së Sllovakisë i transmetoi përvojat në lidhje me planifikimin financiar, propozimin dhe diskutimin e buxhetit të Këshillit Nacional të Sllovakisë, u shkëmbyen edhe përvoja për përpilim të analizave ekonomike dhe buxhetore.

Punëtoria u dedikua për hulumutesit e Institutit Parlamentar, si dhe për të punësuarit në sektorin e trupave punues të cilët mbështesin Komisionin për Financim dhe Buxhet dhe Këshillin Buxhetor, për këshilltarët shtetërorë, si dhe për të punësuarit në Sektorin e Çështjeve Financiare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Click