Aktivitete të Institutit Parlamentar

20 mars 2017 

TRAJNIM PËR SHËRBIMIN E KUVENDIT ME TEMË “MENAXHIMI MЕ RREZIQE”

Në drejtim të zhvillimit të Strategjisë për menaxhim me rreziqe nga Plani për themelimin dhe zhvillimin e menaxhimit dhe kontrollit financiar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, do të organizohen një seri punëtorish dedikuar personave udhëheqës të Shërbimit të Kuvendit.

Punëtoria e parë me titull Menaxhimi me rreziqe, u mbajt më 20 mars 2017 në Qendrën Edukative të Institutit Parlamentar dhe u realizua nga udhëheqësit e sektorit për kontroll të brendshëm financiar nga Ministria e Financave. 

Në lidhje me reformat në sistemin buxhetor, që përfshijnë vendosjen e planifikimit strategjik dhe ndjekjen e realizimit të qëllimeve të programeve, në sektorin publik, u bë i rëndësishëm edhe procesi i menaxhimit me rreziqe i cili zhvillohet njëkohësisht, veçanërisht në proceset që janë me rëndësi esenciale për realizimin e qëllimeve strategjike.

Që menaxhimi me rreziqe të bëhet pjesë përbërëse e procesit të planifikimit dhe miratimit të vendimeve është e domosdoshme që çdo shfrytëzues i buxhetit të krijojë një kulturë ku menaxhimi me rreziqe do të bëhet pjesë përbërëse e dokumenteve të planifikimit (planeve strategjike, operative dhe financiare), ndërsa komunikimi për rreziqet e përcaktuara të bëhet praktikë e marrjes së vendimeve përkatëse.

Click