Aktivitete të Institutit Parlamentar

3-5 prill 2017 

TRAJNIM PËR UDHËHEQËSIT E SHËRBIMIT TË KUVENDIT NË TEMË “MENAXHIMI ME RESURSET NJERËZORE”

Në funksion të përforcimit të kapaciteteve administrative të të punësuarve të Shërbimit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në periudhën nga 3-5 prill 2017 në Qendrën Edukative të Institutit Parlamentar u mbajt trajnimi me temë “Menaxhimi me resurset njerëzore”.

Programi i trajnimit është organizuar nga trajnuesi Robert Uillson nga Irlanda, ekspert në fushën e menaxhimit me resurse njerëzore.

Në këtë trajnim morën pjesë udhëheqësit e Institutit Parlamentar dhe udhëheqës nga Shërbimi i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Në trajnimin treditor u përfshinë një numër i madh aspektesh teorike dhe ushtrimesh praktike nga këto fusha: politika të punësimit, metoda të përzgjedhjes, dizajn dhe i intervistave. mekanizma për vendosje pikësh/vlerësim dhe komisioni për përzgjedhje, përgatitja dhe zbatimi i intervistave. si dhe oferta për punë me informacione kthyese për kandidatin. 

Click