Aktivitete të Institutit Parlamentar

21 qershor 2017

TRYEZË E RRUMBULLAKËT ME PËRFAQËSUESIT E ORGANIZATAVE QYTETARE 

Instituti Parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 21 qershor 2017 ishte nikoqir i 25 organizatave qytetare të cilat me përfaqësuesit e vet morën pjesë në tryezën e rrumbullakët “Kuvendi dhe organizatat qytetare (përfshirja, bashkëpunimi dhe pushteti ligjvënës i hapur)”.

Qëllimi i këtij evenimenti ishte afirmimi i kulturës së hapjes dhe transparencës parlamentare.

Me promovim të hapjes si një nga parimet e sundimit të mirë krijohet mundësia që qytetarët të jenë të informuar në lidhje me punën dhe në të gjitha proceset brenda në institucion, ta kontrollojnë punën e tij, si dhe të përfshihen në procesin e marrjes së vendimeve. 

Click