Grupi Parlamentar për Bashkëpunim



 

 

                                                                        RAFIZ ALITI

                                           Nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë                          

 

 

Anëtar i BDI-së dhe Koordinator i Grupit parlamentar. U lind më 29 prill 1956 në fshatin Radushë. Shqiptar. Ka kryer Fakultetin e Kulturës Fizike. Profesor. Ishte deputet edhe në ish-përbërjen parlamentare.

Anëtar i:

  • Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve,
  • Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive,
  • Komisionit për mbikëqyrjen e punës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe i Agjencisë për Zbulim,
  • Komisionit për kulturë,
  • Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive,
  • Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Kuvendin e Unionit të Evropës Perëndimore,
  • Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Federale të Gjermanisë,
  • Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Popullore të Kinës,
  • Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore dhe
  • Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e SHBA-ve.

Më 31 korrik 2008 u zgjodh nënkryetar i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë dhe Kryetar i Kanalit të Kuvendit.

Zëvendës anëtar i :

  • Komisionit për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave dhe
  • Komisionit për financim dhe buxhet.


Anëtar i Komitetit prej vitit 2002 deri në vitin 2006.
Nënkryetar i BDI-së prej vitit 2002 deri në vitin 2009.

Click