KËSHILLI BUXHETOR I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Vendime 
Rregullore
Mbledhje 
Dokumente

Këshilli Buxhetor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë është themeluar me Vendimin për themelimin e Këshillit Buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i miratuar në seancën e Kuvendit të mbajtur më 26 qershor 2008 ("Gazeta Zyrtare e RM-së" nr.   77/2008).

Ky vendim pushon të vlejë me ditën e hyrjes në fuqi të Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ("Gazeta Zyrtare e RM-së" nr. 104/2009).

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur më 29 korrik 2011 miratoi Vendim për përcaktimin e përbërjes së  Këshillit Buxhetor ("Gazeta Zyrtare e RM-së" nr.  103/2011).

Këshilli Buxhetor i Kuvendit ka kryetarin, zëvendëskryetarin dhe nëntë anëtarë nga radha e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

             
               Kryetare: SUZANA SALIU

Zëvendëskryetar: MARJANÇO NIKOLLOV

                     Anëtar: LILJANA ZATUROSKA                                    
                                    GJORGJI KOXHABASHIEV
                                    RISTO MANÇEV           
                                    VLLADANKA AVIROVIQ           
                                    XHEVAT ADEMI          
                                    ORHAN IBRAIMI          
                                    MILE ANDOV              
                                    STOJKO PAUNOVSKI        
                                    BLLAGOJA STOJANOVSKI  

Kryetar i Këshillit është njëri nga nënkryetarët e Kuvendit, ndërsa zëvendëskryetar është kryetari i Komisionit për Financim dhe Buxhet.

Në mbledhjet e Këshillit Buxhetor, pa të drejtë të vendosjes marrin pjesë sekretari i përgjithshëm i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe udhëheqësi i Sektorit për Financim dhe Çështje Ekonomike i Shërbimit të Kuvendit.

Kompetencat e Këshillit Buxhetor: 

  • përcakton prioritete strategjike të Kuvendit për vitin e ardhshëm dhe përfshirjen e tyre në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë me propozimin e programeve dhe nënprogrameve të posaçme;
  • jep udhëzime dhe drejtime për përgatitjen e propozimit të kërkesave buxhetore dhe nevojat për punën e Kuvendit;
  • i propozon Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Ministrinë e Financave shumë maksimale të mjeteve për Kuvendin për tre vite fiskale vijuese 
  • e përcjellë realizimin e shpenzimeve në Buxhetin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe propozon rishpërndarje të mjeteve në kornizat e mjeteve të aprovuara me Buxhetin e Republikës së Maqedonisë;
  • miraton rregullore për punën e vet;
  • kryen punë të tjera të përcaktuara me ligj.

Përveç këtyre kompetencave, Këshilli Buxhetor përcakton edhe prioritete strategjike të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më së paku për tre vitet e ardhshme.  
 

 


 

Click