Partia Demokratike Shqiptare

 2002 - 2006

 



 

 

ZAMIR DIKA

 

 

 

U lind në 1969 në Dibër, RM, shqiptar. Kreu Fakultetin e Makinerisë, doktor i shkencave të makinerisë. Ka qenë udhëheqës i prodhimtarisë në “Deplast” Dibër. E njeh mirë gjuhën angleze, ndërsa shërbehet me gjuhën italiane. Jeton në Dibër .



 

 

ZUDI XHELILI

 

 

 

U lind më 19.10.1961, në fsh. Reçan – Gostivar. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen – gjimnazin, drejtimin e përgjithshëm në Gostivar. Arsimin e lartë e kreu në Leskovac, i njohur si qendra e vetme për arsim të këtij lloj kuadri në ish Jugosllavi, ku ka diplomuar në 1984 dhe fitoi titullin inxhinier i tekstilit.

  • Gjatë 1985-1992 ka qenë shef i prodhimtarisë në Fabrikën për tekstil “Goteks” në Gostivar.
  • Në 1996 ka qenë këshilltar në Këshillin Komunal në Gostivar.
  • Në 1998 ka qenë kryesues i Këshillit komunal.
  • Në 1999 ka qenë kryesues i shtabit të krizës për rajonin e Gostivarit për strehimin e refugjatëve nga Kosova.
  • Në 2000 emërohet nga ana e Qeveris së RM për ndihmësdrejtor të Agjencisë për vendet e pazhvilluara.
  • Në 2001 pjesëmarrës në UÇK, në brigadën 116 e cila veproi në rajonin e Gostivarit, si komandat i njësisë artilerike të kësaj brigade.
  • Në 2002 deputet i PDSH në njësinë zgjedhore numër 6 i renditur me numrin 2, në listën zgjedhore pas z. Arben Xhaferit.
  • Prind i tre fëmijëve, me vendbanim në Gostivar prej 1975, në lagjen Toska.


 

 

ILJAZ HALIMI

 

 

 


Nënkryetar i PDSH-së. U lind në 1954 në fshatin Sushiqe, Kosovë.  Shqiptar. Ka kryer Fakultetin e Filozofisë në Universitetin e Prishtinës. Ka punuar si profesor, ndërsa deri në zgjedhjen për deputet edhe si zëvendës drejtor në gjimnazin e Tetovës. Një nga themeluesit dhe nënkryetar aktual i PDSH-së. Ka qenë deputet dhe nënkryetar në Kuvendin e RM-së në përbërjen e mëparshme parlamentare. Jeton në Tetovë.



 

 

MENDUH THAÇI

 

 

 

 

Anëtar dhe kryetar i PDSH-së. I lindur më 3 mars 1965 në Tetovë. Ka studiuar në Fakultetin Stomatologjik në Prishtinë. Shërbehet me gjuhën frenge, bullgare dhe turke. Ka qënë kryetar i Degës së PDSH-së në Tetov. Jeton në Tetovë.



 

 

RUZHDI MATOSHI

 

 

 

Anëtar i PDSH-së. U lind në 1970 në Tetovë. Shqiptar. Magjistër i shkencave. Inxhinier i bujqësisë. Shërbehet me gjuhën angleze. Jeton në Tetovë.



 

 

FATMIR HASANI

 

 

 

 

Anëtar i PDSH-së. U lind në 1954 në fshatin Sllupçan - Likovë, RM. Shqiptar. Specialist i mjekësisë së përgjithshme. Ka punuar në organizatën private shëndetësore "Medikus". Shërbehet me gjuhën frënge. Jeton në fshatin Sllupçan - Likovë.



 

 

XHEVDET NASUFI

 

 

 


Anëtar PDSH-së. U lind në 1948 në Veleshtë, Strugë, RM. Shqiptar.  Magjistër i shkencave. Ka qenë zëvendës-kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Mirë e flet gjuhën angleze. Jeton në fshatin Veleshtë, Strugë.

Click