KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
Sektori për bashkëpunim ndërkombëtar

 

PËRKUJTUES
PËR KUVENDIN PARLAMENTAR TË MESDHEUT

Shkup, dhjetor 2006

Informacionet themelore

Kuvendi Parlamentar i Mesdheut është organizatë ndërkombëtare multilaterale relativisht e re dhe paraqet vazhdim të dimensionit parlamentar të Konferencës shumëvjeçare për bashkëpunim në Mesdhe (SXSM), proces që funksiononte në suazat e Unionit Interparlamentar (UIP), kurse si organizatë e pavarur ndërkombëtare multilaterale filloi të funksionojë nga shtatori i vitit 2006. Sesioni inaugurues i Kuvendit Perlamentar të Mesdheut u mbajt më 10 dhe 11 shtator 2006 në Aman, Mbretëria Hashemike e Jordanisë, kur me konsenzus  u miratua Statuti i kësaj organizate.

 Vendet - anëtare të Kuvendit Parlamentar të Mesdheut janë parlamentet e vendeve nga Bregu i Mesdheut: Shqipëria, Algjeria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Qiproja, Egjipti, Franca, Greqia, Izraeli, Italia, Libani, Xhamahiria Arabe e Libisë, Malta, Monakoja, Maroku, Serbia, Mali i Zi, Sllovenia, Spanja, Republika Arabe e Sirisë, Tunizia, Turqia dhe Palestina. Gjithashtu, anëtarë të KP-së së Mesdheut janë parlamentet e Republikës së Maqedonisë, Jordanisë dhe Portugalisë, shtete që nuk dalin në Mesdhe, por që në aspektin ekonomik, politik dhe strategjik janë të lidhura drejtpërdrejt me të.

 Në Sesionin inaugurues të Kuvendit Parlamentar të Mesdheut u  zgjodhën me aklamacion: kryetar i KP të Mesdheut z. Abdelvahed Radi nga Maroku, kryetar nderi të KP të Mesdheut z.Rudi Sal nga Franca, kurse anëtare nderi znj. Elen Damato nga Malta, deputetë që në masë të madhe  kanë kontribuar për realizimin e suksesshëm të këtij Kuvendi.

 Kuvendi Parlamentar i Mesdheut do të kuvendojë në mbledhje plenare, një herë në vit. Disa muaj para mbajtjes së seancës vjetore, do të takohen tri komitete ekzistuese.

Historiku

I gjithë procesi i vendosjes së KP të Mesdheut ka rrjedhë nga Unioni Interparlamentar që fuqishëm beson se paqja dhe prosperiteti në rajonin e Mesdheut mund të arrihen me promovimin e bashkëpunimit nëpërmjet dialogut politik. Prandaj, në UIP në vitin 1990 u vendosën mekanizma të veçanta për promovimin e sigurisë dhe bashkëpunimin në rajonin e Mesdheut nëpërmjet organizimit ekzistues të mbledhjeve dhe takimeve. Ky proces në suazat e UIP-së është i njohur si Proces i Konferencës për bashkëpunim dhe bashkëpunim të Mesdheut (SXSM).

Në Konferencën e katërt dhe të fundit për siguri dhe bashkëpunim të Mesdheut ky proces transformohet në Kuvend Unik Parlamentar të Mesdheut.
Qëllimet

Kuvendi Parlamentar është vendosur me qëllim që t’i kushtohet rëndësi më e madhe të diplomacisë parlamentare në rajonin e Mesdheut, përkatësisht rajoni të ketë forum të vetin parlamentar, si dhe përforcimin dhe përparimin e dialogut ndërmjet kulturave.

Struktura

Në pajtim me nenin 8 të Statutit të Kuvendit Parlamentar të Mesdheut, struktura e tij do të përbëhet nga Kuvendi, Byroja, tre komiteteve ekzistuese, ad-hoc komitetit dhe Sekretariatit ekzekutiv.

Kuvendi është i përbërë nga delegacionet e parlamenteve të vendeve-anëtare të Kuvendit Parlamentar të Mesdheut.
Parlamenti i çdo shteti anëtar mund të nominojë delegacion të përhershëm së paku prej tre e më së shumti deri në pesë anëtarë.

Biroja është e përbërë nga: kryetari i Kuvendit Parlamentar të Mesdheut, nënkryetarët dhe kryetarët e të tre komiteteve të përhershme.

 Tre komitetet e përhershme janë:

  • Komiteti i përhershëm për bashkëpunim politik dhe të sigurisë – Komiteti i parë;
  • Komitetet i përhershëm për bashkëpunim ekonomik, social dhe ekologjik - Komiteti i dytë;
  • Komiteti i përhershëm për dialog ndërmjet civilizimeve dhe të drejtave të njeriut - Komiteti i tretë.

Komitet ad-hok do të formohen sipas nevojës, për shqyrtimin e çështjeve të caktuara speciale.

Selia e Sekretariatit ekzekutiv të KP të Mesdheut do të  vendoset në La Valeta, Maltë. Deri në formimin e Sekretariatit të përhershëm, punët për Kuvendin Parlamentar të Mesdheut do t’i kryejë Sekretariati i UIP në Gjenevë.

      ++++++++++++++++++++++++++

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe Kuvendi Parlamentar i Mesdheut

Delegacionet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në UIP i kanë ndjekur rregullisht aktivitetet e deritashme të Konferencës për siguri dhe bashkëpunim në Mesdhe (CSCM). Me fillimin e aktiviteteve për inaugurimin e Kuvendit Parlamentar të Mesdheut, që u intensifikuan në vitin 2005, anëtarët e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në IPU morën pjesë edhe në këta ngjarje të veçanta, siç janë: Konferenca e katërt dhe e fundit për siguri dhe bashkëpunim në Mesdhe-CSCM (7 shkurt 2005, Naflion, Republika e Greqisë); Mbledhja përgatitore për Sesionin inaugurues të Kuvendit Parlamentar të Mesdheut (25-27 qershor 2005, Neapol, Republika e Italisë) dhe Sesioni inaugurues të KP të Mesdheut (10 dhe 11 shtator 2006, Aman, Mbretëria Hashemite e Jordanisë).

Aktivitete vijuese në vitin 2007

Në pajtim me konkluzionet nga Sesioni inaugurues i KP të Mesdheut, për vitin 2007 është paraparë të mbahen mbledhje të komisioneve të Kuvendit Parlamentar të Mesdheut (mars 2007 në Gjenevë, Konfederata e Zvicrës) dhe Konferenca e dytë e Kuvendit Parlamentar (nëntor 2007 në Maltë).

Sektori për bashkëpunim ndërkombëtar  /LK/AK
Shkup, 5.12.2006

 


 

Click