Projekti i BE-së: “Mbështetja e Kuvendit për zbatimin e reformave”

Zbatimi i projektit i financuar nga BE-ja “Mbështetja e Kuvendit për zbatimin e reformave” filloi më 4 shtator 2017. Projekti do të sigurojë mbështetjen e Kuvendit në zbatimin e reformave të domosdoshme. 

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është: Ndihma e Kuvendit në nivel të Grupit të Punës për reformat, Shërbimi, dhe këshilltarët e partive politike dhe trupave të tij në mënyrë proaktive të veprojnë si gur-themel i proceseve demokratike në vend dhe me sukses t'i zbatojnë prioritetet reformuese të bazuara në dialog ndërmjet partive politike dhe organizatave civile.

Konkretisht, projektin do ta mbështes Grupi i Punës për reforma me qëllim të përmirësohet tërë puna e Kuvendit. Projekti do të fokusohet në Kodeksin Etik dhe në Rregulloren e Punës së Kuvendit.  

Krahas kësaj, do të sigurojë një varg trajnimesh për shërbimin e Kuvendit dhe për këshilltarët e partive politike në Kuvend. Në këtë mënyrë, projekti do të kontribuojë në përforcimin e kapaciteteve të tyre për zbatimin e suksesshëm të reformat në vend.

Ekspertët e projekteve janë: z. Edmond Miletiq nga Kroacia dhe z. Tibor Drashkoviq nga Hungaria. 

Kjo mbështetje nga BE-ja vjen në kohën e vërtetë dhe Kuvendi është i përkushtuar plotësisht ta shfrytëzojë mbështetjen për zbatimin e suksesshëm të reformave në Kuvend.  

  • Projektin e zbaton: IBF International Consulting nga Brukseli
  • Kohëzgjatja e projektit: 4.9.2017 – 3.9.2019
  • Buxheti i projektit: 280,900.00 euro
Click