Profesionalizëm, integritet dhe etikë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë


Promovimi i profesionalizmit, etikës së punës dhe integritetit mes të punësuarve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë janë qëllimet kyçe të projektit të implementuar nga Qendra për Studime Evropiane dhe të Sigurisë (CESS) nga Holanda.

Duke përfshirë tre lloje të aktiviteteve: tre kurse trajnimi, dy punëtori për trajnim të trajnuesve dhe dy takime ekspertësh pas t; cilave do të pasojë një raport me rekomandime, projekti synon të avancojë agjendën euro-atlantike të Maqedonisë. 

Projekti do të ofrojë teknika dhe metoda specifike që synojnë të përmirësojnë sjelljen profesionale të personelit parlamentar, si dhe njohuri në atë se si rezultatet e kurseve për etikë profesionale dhe integritet mund te shfrytëzohen më efektivisht nga ana e Kuvendit. 

  • Projekti është i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës për periudhën prej mars 2016 deri më mars 2018.
Click