TRUPAT PUNUES TË KUVENDIT

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë themelohen trupa të përhershëm punues për shqyrtimin e propozimeve për miratimin e ligjeve, draft-ligjeve, propozim-ligjeve dhe akteve tjera të përgjithshme që i miraton Kuvendi, për ndjekjen e zbatimit të akteve të Kuvendit  si dhe për studimin dhe shqyrtimin e çështjeve tjera nga kompetenca e tij.

Kryetarët, zëvendëskryetarët, anëtarët e trupave punues dhe zëvendësit e tyre zgjedhen nga radha e deputetëve në Kuvend.

Në punën e trupave punues marrin pjesë kryetari dhe anëtarët e trupit punues, ndërsa në rast të pengesës së tyre për prani në mbledhjen e komisionit, caktojnë zëvendës të tyre nga radha e zëvendësanëtarëve të komisionit.

Si trupa të përhershëm punues të Kuvendit themelohen:

Komisioni për Çështje Kushtetuese


E-posta: k-ustav@sobranie.mk

Komisioni ka kryetar, gjashtëmbëdhjetë anëtarë dhe zëvendësit e tyre.

Komisioni i shqyrton çështjet lidhur me:

  • zbatimin e Kushtetutës; 
  • propozimet për ndryshimin dhe plotësimin e Kushtetutës; 
  • çështjet e parimore të karakterit kushtetues në lidhje me miratimin dhe ekzekutimin e ligjeve dhe dispozitave dhe akteve tjera
  • vendosjen e bashkëpunimit ndërkombëtar për çështje që janë me karakter kushtetues dhe
  • çështjet tjera të karakterit kushtetues.
Kryetar: Trajko Veljanoski
Zëvendëskryetar: Aleksandar Nikolloski
Anëtarë: 1. Vlladimir Gjorçev
2. Ivan Stoilkoviq
3. Pavle Trajanov
4. Avdija Pepiq
5. Stojan Millanov
6. Svetllana Jakimovska
7. Andon Çibishev
8. Xhevat Ademi
9. Rafis Aliti
10. Hazbi Lika
11. Imer Aliu
12. Renata Deskoska
13. Marjan Daskallovski
14. Enes Ibrahim
15. Lubomir Josifovski
16. Alen Georgiev
Zëvendësanëtarë: 1. Emil Dimitriev
2. Zoran Ilioski
3. Dimitar Stevananxhija
4. Liljana Kuzmanovska
5. Dajanço Eftimov
6. Amdi Bajram
7. Jasminka Damçeska
8. Vjollca Mehmeti Nuredini
9. Mirvan Xhemaili
10. Talat Xhaferi
11. Bekim Fazliu 
12. Goran Misovski
13. Mileva Gorgieva
14. Biljana Nasteska
15. Betian Kitev 
16. Mile Andonov

Komisioni Juridiko-Ligjvënës


E-posta: zpk@sobranie.mk

Komisioni ka kryetar, dymbëdhjetë anëtarë dhe zëvendësit e tyre.Komisioni i shqyrton çështjet lidhur me:

  • harmonizimin e ligjeve dhe akteve tjera me kushtetutën dhe sistemin juridik, si dhe përpunimin e tyre juridiko-teknik; 
  • kërkesat për dhënien e interpretimit autentik dhe përgatitjen e propozimeve të interpretimit autentik të ligjeve; 
  • përcaktimin e tekstit të spastruar të ligjeve dhe akteve tjera nëse me ligj, përkatësisht me akt tjetër është i autorizuar; 
  • dhënien e korrigjimeve të gabimeve në tekstin e shpallur të ligjit ose aktit tjetër, në bazë të tekstit burimor të ligjit të miratuar ose aktit tjetër të Kuvendit dhe korrigjimeve të gabimeve të teksteve të ligjeve dhe të akteve tjera
  • vendosjen e bashkëpunimit ndërkombëtar për çështje që kanë të bëjnë me veprimtarinë legjislative dhe sistemet juridike dhe 
  • çështje të tjera që kanë të bëjnë me veprimtarinë ligjvënëse dhe ndërtimin e sistemit juridik në Republikë.

 

Kryetar: Svetllana Jakimovska
Zëvendëskryetar:  Sllave Goshev
Anëtarë: 1. Dimitar Stevananxhija
2. Vesna Pemova
3. Svetllana Karapetrova
4. Bllagica Llasovska
5. Gjorgji Koxhabashiev
6. Andon Çibishev
7. Ermira Mehmeti
8. Ramis Merko
9. Bekim Fazliu
10. Sonja Mirakovska
11. Marjan Daskallovski
12. Goran Sugareski 
Zëvendësanëtarë: 1. Ilija Dimovski
2. Jasminka Damçeska
3. Fatmir Imeroski
4. Ane Llashkoska
5. Vlladanka Aviroviq
6. Nada Cipusheva
7. Talat Xhaferi
8. Xhevat Ademi
9. Orhan Ibraimi
10. Lubisha Nikoliq 
11. Dufe Kukoski
12. Enes Ibrahim

KOMISIONI PËR MBROJTJE DHE SIGURI


E-posta: kodbrana@sobranie.mk 

Komisioni ka kryetar, dymbëdhjetë anëtarë dhe zëvendësit e tyre.Komisioni i shqyrton çështjet lidhur me:

  • mbrojtjen e rendit të përcaktuar me Kushtetutë; 
  • realizimin e mbikëqyrjes në domenin e mbrojtjes dhe sigurisë; 
  • mbrojtjen e Republikës dhe mbrojtjen civile; 
  • bashkëpunimin me sistemet kolektive të sigurisë dhe mbrojtjes në të cilat Republika ka qenë e qasur;
  • integrimin e Republikës në organizatat euroatlantike dhe marrëdhëniet e Republikës me ato organizata; 
  • mbrojtjen e jetës, sigurinë personale dhe pronën e qytetarit të garantuara me Kushtetutë; 
  • prodhimtarinë, qarkullimin, furnizimin, posedimin dhe transportin e armëve, pjesëve për armë dhe municion; 
  • sigurimin e personave dhe objekteve; 
  • nënshtetësinë;
  • mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike; 
  • takimet publike dhe shfaqet publike; 
  • sigurinë e komunikacionit rrugor, ajror, hekurudhor dhe ujor;
  • mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe epidemitë; 
  • regjistrimin dhe çregjistrimin e vendbanimit dhe vendqëndrimit; 
  • kalimin e kufijve shtetëror dhe lëvizjen dhe qëndrimin në brezin kufitar; 
  • lëvizjen dhe qëndrimin e të huajve; 
  • përcaktimin dhe zgjidhjen e incidenteve kufitare dhe shkelje të tjera të kufijve shtetëror 
  • vendosjen e bashkëpunimit ndërkombëtar për çështje që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe sigurinë
  • çështjet tjera që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe sigurinë.
Kryetar:  Emil Dimitriev
Zëvendëskryetar: Sasho Aqimoski
Anëtarë: 1. Vlladimir Gjorçev
2. Pavle Trajanov
3. Nada Cipusheva
4. Ivan Stoilkoviq
5. Marjanço Kolevski
6. Talat Xhaferi
7. Vjollca Mehmeti Nuredini
8. Ernad Fejzulla
9. Çedomir Sazdovski
10. Goran Sugareski 
11. Alen Georgiev
12. Marjan Daskallovski
Zëvendësanëtarë: 1. Antonio Milloshoski
2. Ivan Ivanov
3. Kërsto Mukoski
4. Pavle Sazdov
5. Vasko Naumovski
6. Jamin Sinani
7. Artan Grubi
8. Orhan Ibraimi
9. Dufe Kukoski
10. Biljana Nasteska
11. Sasho Pockov
12. Goran Misovski

Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive


E-posta: k-polsis@sobranie.mk

Komisioni ka kryetar, dymbëdhjetë anëtarë dhe zëvendësit e tyre.Komisioni i shqyrton çështjet lidhur me:

  • funksionimin e sistemit politik; 
  • ndryshimin e kufijve të Republikës; 
  • simbolet shtetërore dhe përdorimin e tyre; 
  • gjyqësinë, avokaturën dhe prokurorinë publike; amnistinë dhe faljen;
  • lirinë e lëvizjes dhe lirinë e zgjedhjes së vendbanimit; 
  • evidenca amë dhe mbrojtja e të dhënave personale; 
  • emrat personal, letrat e njoftimit dhe dokumentet e udhëtimit; 
  • regjistrimin e popullsisë; 
  • sistemin e informimit publik; 
  • të drejtën e shoqërimit të qytetarëve dhe organizimin politik; 
  • të drejtën e zgjedhjes dhe mënyrën e zgjedhjes së deputetëve, Presidentit të Republikës së Maqedonisë, anëtarëve të këshillave dhe kryetarëve të komunave; 
  • referendumin; 
  • avokatin e popullit; 
  • Kishën ortodokse maqedonase si dhe Bashkësinë fetare islame në Maqedoni, Kishën katolike, Kishën evangjele-metodistike, Bashkësinë e hebrenjve dhe bashkësitë tjera fetare dhe grupet tjera religjioze; 
  • dekoratat, mirënjohjet dhe shpërblimet; 
  • festat e Republikës së Maqedonisë; 
  • organizimin e administratës shtetërore; 
  • të drejtën e përdorimit të gjuhëve dhe alfabeteve të bashkësive; garantimin e mbrojtjes së identitetit etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar të bashkësive 
  • vendosjen e bashkëpunimit ndërkombëtar për çështje që kanë të bëjnë me sistemet politike dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive dhe  
  • çështjet tjera që kanë të bëjnë me sistemin politik dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive.
Kryetar: Vlladimir Gjorçev
Zëvendëskryetar: Nada Cipusheva
Anëtarë: 1. Emil Dimitriev
2. Zoran Iliosski
3. Kenan Hasipi
4. Ane Llashkoska
5. Dajanço Eftimov
6. Ivan Ivanov
7. Rafis Aliti
8. Artan Grubi
9. Ernad Fejzulla
10. Roza Topuzova-Karevska
11. Renata Deskoska
12. Enes Ibrahim
Zëvendësanëtarë: 1. Antonio Milloshoski
2. Daniella Rangellova
3. Gjoko Kamçev
4. Magdalena Manaskova
5. Sonja Talevska
6. Jasminka Damçeska
7. Ramis Merko
8. Musa Ibraimi
9. Bekim Fazliu
10. Betian Kitev 
11. Petre Shilegov
12. Goran Milevski

KOMISIONI PËR POLITIKË TË JASHTME


E-posta: knadvpol@sobranie.mk

Komisioni ka kryetar, dymbëdhjetë anëtarë dhe zëvendësit e tyre.

Komisioni i shqyrton çështjet lidhur me:

  • politikën e jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe marrëdhëniet e saj me shtetet e tjera dhe organizatat ndërkombëtare; 
  • politikën me të cilën sigurohet kujdesi i Republikës për pozitën dhe të drejtat e pjesëtarëve të popullit maqedonas me vendetfqinje dhe për mërgimtarët e Maqedonisë, si edhe për të drejtat kulturore, ekonomike dhe sociale të qytetarëve të Republikës jashtë vendit;
  • hyrjen ose daljen nga lidhja ose bashkësia me shtetet tjera; 
  • hyrjen ose daljen nga anëtarësimi i organizatave ndërkombëtare; 
  • nevojën e fillimit të negociatave për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare bilaterale ose multilaterale të Republikës së Maqedonisë, përkatësisht për platformat e këtyre negociatave; 
  • ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare; 
  • rregullativën ndërkombëtare nga sfera e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe qytetarit dhe dokumentet e organizatave dhe asociacioneve ndërkombëtare; 
  • vendosjen e bashkëpunimit parlamentar të Republikës me shtetet tjera dhe organizatat ndërkombëtare; 
  • vendosjen e bashkëpunimit me komisionet për politikë të jashtme të parlamenteve të shteteve tjera; 
  • iniciativat dhe propozimet për definimin e strategjisë së politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe  
  • çështjet tjera që kanë të bëjnë me politikën e jashtme të Republikës së Maqedonisë.

 

Kryetar: Antonio Milloshoski
Zëvendëskryetar: Svetllana Karapetrova
Anëtarë: 1. Aleksandar Nikolloski
2. Sasho Vasilevski
3. Pavle Trajanov
4. Liljana Popovska
5. Gjoko Kamçev
6. Artan Grubi
7. Nora Aliti
8. Meral Uzeiri Ferati
9. Vasko Naumovski
10. Sofija Kunovska 
11. Lubomir Josifovski
12. Hari Lokvenec 
Zëvendësanëtarë: 1. Bllagica Llasovska
2. Vlladimir Gjorçev
3. Kenan Hasipi
4. Momçillo Avramoski
5. Magdalena Manaskova
6. Ermira Mehmeti
7. Shpresa Hadri
8. Bekim Fazliu
9. Solza Gërçeva
10. Lidija Dimova 
11. Vasko Kovaçevski  
12. Tomisllav Tuntev 

KOMISIONI PËR ÇËSHTJE EVROPIANE


E-posta: kep@sobranie.mk

Komisioni ka kryetar, 12 anëtarë dhe zëvendësit e tyre.

Komisioni i shqyrton çështjet lidhur me: 

  • ndjekjen e zbatimit të Strategjisë nacionale për eurointegrim të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe rregullisht e informon kuvendin për zbatimin e saj; 
  • ndjekjen e përmbushjes së obligimeve që dalin nga marrëveshjet ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian dhe realizimin e programeve dhe akteve tjera të institucioneve të Bashkimit Evropian, duke i përfshirë edhe programet për ndihmë financiare; 
  • ndjekjen dhe nxitjen e procesit të harmonizimit të legjislacionit të Republikës së Maqedonisë me legjislacionin e Bashkimit Evropian, si dhe propozon masa për progresin e procedurave për harmonizim, jep mendime dhe propozime për aktivitetet e trupave tjerë punues të Kuvendit dhe e drejton vëmendjen e tyre në çështje të lidhura me pranimin e Republikës së Maqedonisë në anëtarësim në Bashkimin Evropian;   
  • ndjekjen e aktiviteteve të Qeverisë dhe organeve të administratës shtetërore në lidhje me pranimin e Republikës së Maqedonisë në anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në lidhje me të jep mendime dhe rekomandime; 
  • analizimin e pasojave nga aderimi i Republikës së Maqedonisë në anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe përgatit raporte në lidhje me të njëjtat; 
  • informimin e rregullt të Kuvendit për të gjitha çështjet e lidhura me integrimin evropian, posaçërisht edhe përmes grumbullimit të informatave, literaturës dhe dokumenteve tjera të lidhura me Bashkimin Evropian; 
  • propozimin dhe realizimin e aktiviteteve të drejtuara drejtë informimit të opinionit për proceset e integrimit evropian; 
  • bashkëpunimin me komisionet adekuate të vendeve tjera dhe   
  • shqyrton çështje të tjera në lidhje integrimin evropian dhe pranimin e Republikës së Maqedonisë në anëtarësim në Bashkimin Evropian.

 

Kryetare: Ermira Mehmeti
Zëvendëskryetare: Nora Aliti
Anëtarë: 1. Daniella Rangellova
2. Antonio Milloshoski
3. Sasho Vasilevski
4. Kenan Hasipi
5. Trajço Dimkov
6. Nola Ismajlloska Starova
7. Shpresa Hadri
8. Meral Uzeiri-Ferati
9. Solza Gërçeva
10. Lidija Dimova 
11. Stefan Bogoev
12. Betian Kitev 
Zëvendësanëtarë: 1. Sllave Goshev
2. Liljana Popovska
3. Aleksandar Stojkoski
4. Risto Mançev
5. Marija Angellova
6. Nikolla Micevski
7. Selvije Saliju
8. Orhan Ibraimi
9. Sofija Kunovska 
10. Jagoda Shahpaska 
11. Sonja Mirakovska
12. Lubomir Josifovski

Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve


E-posta:  k-pii@sobranie.mk

Komisioni ka kryetar, 12 anëtarë dhe zëvendësit e tyre.  

Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:

  • parashtrimin e propozimeve për zgjedhje dhe emërim, përkatësisht shkarkim të funksionarëve të cilët i zgjedh, përkatësisht i emëron Kuvendi, nëse me ligj, Rregullore ose akt tjetër të Kuvendit është përcaktuar që propozim të këtillë të parashtrojë Komisioni;  
  • parashtrimin e propozimeve për zgjedhje dhe emërim, përkatësisht shkarkim të funksionarëve të cilët i zgjedh, përkatësisht i emëron Kuvendi, nëse me Kushtetutë, ligj, Rregullore ose akt tjetër të Kuvendit nuk është përcaktuar që propozim të këtillë të parashtrojë organi tjetër; 
  • propozimin e përbërjes së trupave punues të përhershëm dhe të përkohshëm të Kuvendit; 
  • propozimin e përbërjes së delegacioneve të përhershme të Kuvendit në kuvendet parlamentare ndërkombëtare dhe të grupeve të deputetëve të Kuvendit për bashkëpunim me parlamentet tjera; 
  • propozimin e anëtarëve të organeve të administratës dhe trupave tjerë në ndërmarrjet publike, organizatat dhe institucionet të cilat i zgjedh, përkatësisht emëron Kuvendi nëse me Kushtetutë, ligj ose akt tjetër nuk është përcaktuar që propozim të këtillë të parashtrojë organi tjetër; 
  • propozimin e përbërjes së këshillave dhe trupave tjerë të Kuvendit për organizimin dhe realizimin e kremtimeve të ngjarjeve të veçanta historike me rëndësi për Republikën dhe të ngjarjeve tjera shënimi i të cilave është i nevojshëm, si dhe për ndarjen e shpërblimeve republikane; 
  • shqyrtimin e propozimeve të dispozitave për rrogat dhe për të ardhurat tjera të deputetëve dhe funksionarëve të cilët i zgjedh ose emëron Kuvendi, si dhe të deputetëve dhe funksionarëve të cilëve u ka pushuar funksioni dhe në kornizat e autorizimeve ligjore miraton dispozita më të përafërta për zbatimin e tyre;
  • miratimin e akteve për të cilët është i autorizuar Kuvendi; 
  • miratimin e aktvendimeve individuale për rrogat dhe për të ardhurat e tjera të deputetëve dhe funksionarëve të cilët i zgjedh ose emëron Kuvendi; 
  • miratimin e aktit për refuzimin e 5% të rrogës për çdo ditë mungese deputetit i cili më së paku tre herë ka munguar në seancën e Kuvendit, përkatësisht nga mbledhja e trupit punues, e për këtë nuk e ka informuar Kryetarin e Kuvendit, përkatësisht të trupit punues; 
  • përcaktimin e lartësisë së kompensimit të shpenzimeve për pjesëmarrje në punën e trupave punues nga radha e institucioneve dhe asociacioneve shkencore dhe profesionale; 
  • përcaktimin në pajtim me dispozitat, të lartësisë së mëditjeve, të shpenzimeve për jetë të ndarë, të kompensimit për pushim vjetor, të të shpërngulurve dhe shpenzimeve tjera;
  • dhënien e përmirësimeve të akteve që i miraton dhe i shpall Komisioni në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” 
  • vendosjen e bashkëpunimit ndërkombëtar për çështje që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe emërimet dhe 
  • çështje tjera që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe emërimet.
          Président: ZORAN ILIOSKI
 Vice-président: TRAJÇO DIMKOV
                          Membres: 1. SVETLLANA JAKIMOVSKA
2. LILJANA ZATUROSKA
3. BLLAGOJA DESPOTOSKI
4. DANIELLA RANGELLOVA
5. FATMIR IMEROSKI
6. LJUPÇO DIMOVSKI
7. XHEVAT ADEMI
8. ERMIRA MEHMETI
9. IMER ALIU
10. GORAN MISOVSKI
11. GORAN SUGARESKI
12. STEFAN BOGOEV 
     Membres suppléants: 1. SASHO VASLILEVSKI
2. IVAN IVANOV
3. VASIL PISHEV
4. SASHO AQIMOSKI
5. DAJANÇO EFTIMOV
6. VASKO NAUMOVSKI
7. TALAT XHAFERI
8. RAFIS ALITI
9. ORHAN IBRAIMI
10. BLLAGOJA STOJANOVSKI 
11. LUBOMIR JOSIFOVSKI
12. SOFIJA KUNOVSKA

KOMISIONI I PËRHERSHËM ANKETUES PËR MROTJEN E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË QYTETARIT

E-posta: panketnak@sobranie.mk

Komisioni ka kryetar, tetë anëtarë dhe zëvendësit e tyre.

Komisioni i shqyrton çështjet lidhur me:

  • çështjet parimore, propozimet dhe mendimet në lidhje me realizimin e dispozitave të Kushtetutës, ligjit dhe dispozitave dhe aktevetjera me rëndësi për realizimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit; 
  • potencimin e nevojës së miratimit të ligjeve dhe dispozitave dhe akteve tjera për shkak të mbrojtjes më të plotë të lirive dhe të drejtave të qytetarit;  
  • përcjelljen, shqyrtimin dhe analizimin e realizimeve të akteve të ratifikuara ndërkombëtare që e rregullojnë mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit; 
  • shqyrtimin e shkresave të qytetarëve dhe marrjen e qëndrimeve për të njëjtat; 
  • bashkëpunimin me organizatat shkencore dhe profesionale nga sfera e mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të qytetarëve; 
  • bashkëpunimin me trupa adekuat të huaj dhe ndërkombëtar nga sfera e mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të qytetarit dhe 
  • çështjet tjera që kanë të bëjnë me mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit.

Komisioni nuk mund të kryej funksione hulumtuese ose funksione tjera gjyqësore.

Konstatimet e Komisionit janë bazë për ngritjen e procedurës për vërtetimin e përgjegjësisë së bartësve të funksioneve publike.

 

Kryetar: Ernad Fejzulla
Zëvendëskryetar: Bekim Fazliu
Anëtarë: 1. Momçillo Avramoski
2. Trajço Dimkov
3. Amdi Bajram
4. Marija Angellova
5. Musa Ibraimi
6. Petre Shilegov
7. Bllagoja Stojanovski 
8. Goran Milevski
Zëvendësanëtarë: 1. Vlladanka Aviroviq
2. Liljana Zaturoska
3. Pavle Sazdov
4. Bllagorodna Bojaxhieva
5. Kaltrina Azizi
6. Alen Georgiev 
7. Julijana Siljanovska 
8. Renata Deskoska

KOMISIONI PËR MBIKËQYRJEN E PUNËS SË DREJTORISË PËR SIGURI DHE KUNDËRZBULIM DHE TË AGJENCISË PËR ZBULIM


E-posta: k-nadzor@sobranie.mk

Komisioni ka kryetar, tetë anëtarë dhe zëvendësit e tyre.

Komisioni i shqyrton çështjet lidhur me:

  • respektimin e të drejtave dhe lirive, të përcaktuara me Kushtetutë dhe ligje nga ana e Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim dhe Agjencisë për zbulim të qytetarëve, ndërmarrjeve dhe personave tjerë juridik;
  • ligjshmërinë në zbatimin e autorizimeve të Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim dhe Agjencisë për zbulim nga aspekti i kapërcimit të autorizimeve, ndërmarrjes së procedurave të paautorizuara, keqpërdorim dhe negativitete të tjera në punën, në kundërshtim me të drejtat e tyre të përcaktuara me ligj;
  • metodat dhe mjetet që i shfrytëzojnë Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim dhe Agjencia për zbulim nga aspekti i ligjshmërisë dhe respektimit të të drejtave të qytetarëve dhe subjekteve tjera;
  • pajisjen materiale, kadrovike dhe teknike të Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim dhe Agjencisë për zbulim
  • vendosjen e bashkëpunimit ndërkombëtar për çështje që kanë të bëjnë me mbikëqyrjen e tillë dhe
  • çështjet tjera që kanë të bëjnë me Drejtorinë për siguri dhe kundërzbulim dhe Agjencinë për zbulim.
Kryetar: Hari Lokvenec 
Zëvendëskryetar: Tomisllav Tuntev 
Anëtarë: 1. Ivan Ivanov
2. Pavle Sazdov
3. Vasil Pishev
4. Nada Cipusheva
5. Antonijo Milloshoski
6. Zulfi Adili
7. Ernad Fejzulla
8. Roza Topuzova-Karevska
Zëvendësanëtarë: 1. Emil Dimitriev
2. Pavle Trajanov
3. Ivan Stoilkoviq
4. Stojan Millanov
5. Sasho Vasilevski
6. Rafis Aliti
7. Orhan Ibrahimi
8. Ljubica Buralieva

KOMISIONI PËR MBIKËQYRJEN E ZBATIMIT TË MASËS SË VEÇANTË HETUESE - NDJEKJA E KOMUNIKIMEVE NGA MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME, DREJTORIA E POLICISË FINANCIARE, DREJTORIA DOGANORE DHE MINISTRIA E MBROTJES

k.namerkizaslednakomunod@sobranie.mk

Komisioni ka kryetar, katër anëtarë, zëvendëskryetar dhe katër zëvendësanëtarë.

Komisioni i shqyrton çështjet lidhur me:

  • kryerjen e mbikëqyrjes të zbatimit të masës së veçantë hetuese- ndjekje e komunikimeve nga ana e Ministrisë  së Punëve të Brendshme, Drejtoria e Policisë Financiare, Drejtoria Doganore dhe Ministria e Mbrojtjes; 
  • ligjshmërinë në zbatimin e masës së veçantë hetuese- ndjekje e komunikimeve nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtoria e Policisë Financiare, Drejtoria Doganore dhe Ministria e Mbrojtjes nga aspekti i harmonizimit të tyre me Ligjin për ndjekje të komunikimeve dhe 
  • vendosjen e bashkëpunimit ndërkombëtar për çështjet që kanë të bëjnë me mbikëqyrjen e tillë 
  • çështjet tjera që kanë të bëjnë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Drejtorinë e Policisë Financiare, Drejtorinë Doganore dhe Ministrinë e Mbrojtjes në lidhje me masën e veçantë hetuese- ndjekje të komunikimeve.

Komisioni paraqet raport vjetor deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në afat prej dy muajve pas përfundimit të vitit vijues, për mbikëqyrjen e kryer mbi ligjshmërinë e zbatimit të masës së veçanta hetuese- ndjekje  e komunikimeve nga ana e Ministrisë  së Punëve të Brendshme, Drejtoria e Policisë Financiare, Drejtoria Doganore dhe Ministria e Mbrojtjes.

Kryetar: Goran Misovski
Zëvendëskryetar: Vasko Kovaçevski  
Anëtarë: 1. Pavle Sazdov
2. Talat Xhaferi
3. Ernad Fejzulla
4. Solza Gërçeva
Zëvendësanëtarë: 1. Marjanço Kolevski
2. Ejup Rustemi
3. Imer Aliu
4. Roza Topuzova-Karevska


Komisioni për Financim dhe Buxhet


E-posta: k-finan@sobranie.mk

Komisioni ka kryetar, dymbëdhjetë anëtarë dhe zëvendësit e tyre.Komisioni i shqyrton çështjet lidhur me:

  • sistemin e financimit;
  • Buxhetin e Republikës;
  • tatimet, taksat, kontributet dhe të dhënat tjera publike të qytetarëve dhe personave juridik;
  • sistemin doganor;
  • sistemin monetar-kreditor, bankar dhe devizor;
  • qarkullimin e pagesave dhe revizionin;
  • huat dhe kreditë; 
  • furnizimet publike; 
  • sistemin e sigurimit;pronësinë dhe raportet tjera pronësore-juridike; 
  • rezervat e mallrave; 
  • lojërat e fatit 
  • vendosjen e bashkëpunimit ndërkombëtar për çështje që kanë të bëjnë me financat dhe buxhetin dhe 
  • çështjet tjera që kanë të bëjnë me financimin. 
Kryetar: Marjanço Nikollov
Zëvendëskryetar: Mile Andonov 
Anëtarë: 1. Krsto Mukoski
2. Dragan Cuklev
3. Liljana Kuzmanovska
4. Vlladanka Aviroviq
5. Vasil Pishev
6. Gjorgji Koxhabashiev
7. Nikolla Micevski
8. Talat Xhaferi
9. Kaltrina Azizi
10. Imer Aliu
11. Goran Milevski
12. Stojko Paunovski 
Zëvendësanëtarë: 1. Ilija Dimoski
2. Svetllana Karapetrova
3. Vesna Pemova
4. Sasho Aqimoski
5. Daniella RangelLova
6. Vasko Naumovski
7. Jasminka Damçeska
8. Vjollca Mehmeti Nuredini
9. Rexhail Ismaili
10. Bekim Fazliu
11. Jovan Mitreski
12. Vasko Kovaçevski 

Komisioni për Çështje Ekonomike


E-posta: k-ekon@sobranie.mk

Komisioni ka kryetar, dhjetë anëtarë dhe zëvendësit e tyre.Komisioni i shqyrton çështjet lidhur me:

  • prodhimtarinë dhe tregtinë; 
  • lëndët e para minerale dhe energjetikën; 
  • turizmin, hotelerinë dhe zejtarinë; 
  • punën e tregtisë së jashtme; 
  • investimet e huaja; transformimin personal; 
  • masat kundër pozitës monopoliste dhe sjelljes monopoliste të tregut; 
  • mbrojtjen e konsumatorëve; 
  • ndërmarrjet publike; 
  • koncesionet; 
  • statistikën 
  • vendosjen e bashkëpunimit ndërkombëtar për çështje që kanë të bëjnë me sistemin ekonomik dhe 
  • çështjet tjera që kanë të bëjnë me sistemin ekonomik.
Kryetar:  Lupço Dimovski 
Zëvendëskryetar:  Vlladanka Aviroviq 
Anëtarë: 1. Dragan Cuklev
2. Liljana Kuzmanovska
3. Vasil Pishev 
4. Sasho Aqimoski
5. Kaltrina Azizi
6. Musa Ibraimi
7. Gazmend Aliji 
8. Mile Andonov
9. Stefan Bogoev 
10. Vasko Kovaçevski 
Zëvendësanëtarë:   1. Zoran Ilioski 
2. Stojan Millanov
3. Krsto Mukoski 
4. Gjorgji Koxhabashiev
5. Rexhail Ismaili
6. Ejup Rustemi
7. Bekim Fazliu 
8. Çedomir Sazdovski
9. Stojko Paunovski 
10. Marjanço Nikollov

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave


E-posta: kzemjod@sobranie.mk

Komisioni ka kryetar, dhjetë anëtarë dhe zëvendësit e tyre.Komisioni i shqyrton çështjet lidhur me:

  • tokën bujqësore, kullotat dhe pasuritë tjera natyrore dhe fuqitë natyrore; 
  • arondacionin, komasacionin dhe melioracionin; 
  • blegtorinë, bujqësinë, pemëtarinë dhe vreshtarinë; 
  • gjuetinë dhe peshkatarinë;
  • botën bimore dhe shtazore;
  • shëndetësinë veterinere dhe mbrojtjen e bimëve; 
  • matjen dhe kadastrën e tokës; 
  • përdorimin dhe shfrytëzimin e ujërave dhe lejimin e regjimit të ujërave; 
  • sistemet hidromeliorative dhe çështjet hidrometereoligjike
  • vendosjen e bashkëpunimit ndërkombëtar për çështje që kanë të bëjnë me bujqësinë, pylltarinë dhe ekonominë e ujërave dhe 
  • çështjet tjera që kanë të bëjnë me bujqësinë, pylltarinë dhe ekonominë e ujërave
Kryetar: Pançe Orcev
Zëvendëskryetar: Sasho Pockov
Anëtarë: 1. Dajanço Eftimov
2. Lupço Dimovski
3. Olga Najdenovska
4. Nikolla Micevski
5. Risto Mançev
6. Rexhail Ismaili 
7. Mirvan Xhemaili 
8. Orhan Ibrahimi
9. Mileva Gorgieva
10. Mira Stojçevska 
Zëvendësanëtarë:   1. Zoran Gjorgjievski
2. Marjanço Kolevski 
3. Sonja Talevska 
4. Gjoko Kamçev 
5. Gjorgji Koxhabashiev
6. Zulfi Adili 
7. Nora Aliti
8. Gazmend Aliji 
9. Goran Sugareski 
10. Mile Andonov

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji


E-posta: k-transpor@sobranie.mk

Komisioni ka kryetar, dhjetë anëtarë dhe zëvendësit e tyre.Komisioni i shqyrton çështjet lidhur me:

  • komunikacionin rrugor, hekurudhor, të lumenjve, të liqeneve, ajror, postar-telegrafik, telefonik dhe radio-komunikacionin;  
  • teleferikët dhe ski-liftet; 
  • sistemet e telekomunikacioneve dhe sistemin e radiodifuzionit; 
  • ndërtimin e objekteve investuese në sferën e transportit dhe telekomunikimeve; 
  • planifikimin hapësinor dhe urbanistik; 
  • rregullimin e tokës ndërtimore; 
  • ekonomizimin banesor dhe komunal; 
  • mbrojtjen dhe përparimin e mjedisit jetësor, natyrës, ajrit, tokës dhe ujërave nga ndotja; 
  • sigurimin e kushteve për mjedis të shëndetshëm jetësor; 
  • pengimin e zhurmës së dëmshme; 
  • mbrojtjen nga rrezatimi jonizues dhe veprimet tjera të dëmshme për jetën dhe shëndetin e njerëzve dhe masat e veçanta të sigurisë gjatë përdorimit të energjisë nukleare dhe 
  • vendosjen e bashkëpunimit ndërkombëtar për çështje që kanë të bëjnë me transportin, lidhjet, urbanizmin dhe ekologjinë dhe
  • çështjet tjera që kanë të bëjnë me transportin, lidhjet, urbanizmin dhe ekologjinë.
Kryetar: Rexhail Ismaili 
Zëvendëskryetar:  Ramis Merko
Anëtarë: 1. Liljana Zaturoska
2. Sllave Goshev
3. Amdi Bajrami
4. Stojan Millanov
5. Fatmir Imeroski
6. Ejup Rustemi 
7. Gazmend Aliji
8. Dufe Kukoski
9. Tomisllav Tuntev 
10. Lubisha Nikoliq 
Zëvendësanëtarë:   1. Bllagoja Despotoski 
2. Liljana Popovska
3. Sllagjana Mitovska
4. Dragan Danev
5. Risto Mançev
6. Musa Ibraimi
7. Meral Uzeiri Ferati
8. Ljubica Buralieva
9. Bllagoja Stojanovski
10. Hari Lokvenec  

KOMISIONI PËR ARSIM, SHKENCË DHE SPORT


 E-posta: kobranau@sobranie.mk 

Komisioni ka kryetar, dymbëdhjetë anëtarë dhe zëvendësit e tyre.

Komisioni i shqyrton çështjet lidhur me:

  • sistemin dhe organizimin e edukimit dhe arsimimit parashkollor, arsimimin fillor, të mesëm dhe të lartë; 
  • të drejtën e mësimit në gjuhët e bashkësive në sferën e edukimit dhe arsimimit; 
  • sistemin dhe organizimin e veprimtarisë hulumtuese-shkencore; 
  • krijimin, zbatimin dhe vlerësimin e shpikjeve, patentave dhe aktiviteteve tjera inventive që dalin nga krijimtaria shkencore, artistike ose lloji tjetër i krijimtarisë intelektuale; 
  • informatikën, zhvillimin shkencor dhe teknologjik dhe kulturën teknike; 
  • organizimin, zhvillimin dhe funksionimin e sistemit informativ në Republikë; 
  • arsimimin e të rinjve, standardin shkollor dhe studentor; 
  • nxitjen e krijimtarisë intelektuale, kulturore dhe shkencore të të rinjve; 
  • edukimin për mbrojtjen preventive të të rinjve nga sëmundjet e varësisë dhe nga SIDA; 
  • zhvillimin dhe avancimin e kulturës fizike; 
  • zhvillimin e sportit kulmor 
  • vendosjen e bashkëpunimit ndërkombëtar për çështje që kanë të bëjnë me arsimin, shkencën, të rinjtë dhe sportin dhe
  • çështjet tjera që kanë të bëjnë me arsimimin, shkencën, të rinjtë dhe sportin.
Kryetar: Olga Najdenovska 
Zëvendëskryetar:  Marija Angellova
Anëtarë: 1. Svetllana Karapetrova
2. Dimitar Stevananxhija
3. Bllagica Llasovska
4. Vesna Damçevska-Ilievska
5. Dragan Danev 
6. Ejup Rustemi 
7. Ramis Merko
8. Orhan Ibrahimi 
9. Çedomir Sazdovski
10. Solza Gërçeva
11. Lubisha Nikoliq 
12. Mileva Gorgieva
Zëvendësanëtarë:   1. Mirjana Haxhievska
2. Avdija Pepiq
3. Suzana Sekullovska
4. Trajço Dimkov
5. Sllagjana Mitovska
6. Xhevat Ademi
7. Ermira Mehmeti
8. Gazmend Aliji
9. Roza Topuzova-Karevska
10. Goran Milevski
11. Renata Deskoska
12. Jovan Mitreski    

KOMISIONI PËR KULTURË


E-posta: 
k-kultura@sobranie.mk 

Komisioni ka kryetar, dhjetë anëtarë dhe zëvendësit e tyre.Komisioni i shqyrton çështjet lidhur me:

  • organizimin, zhvillimin dhe përparimin e kulturës; 
  • mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore në Republikën e Maqedonisë; pasurimin e krijimtarisë historike dhe artistike; 
  • afirmimin dhe mbrojtjen e vlerave të larta kulturore; 
  • afirmimin dhe mbrojtjen e autorit dhe të drejtës së autorit; donacionet dhe sponzorimet; 
  • veprimtaritë për mbrojtjen dhe shfrytëzimin e pasurisë kulturore të tundshme dhe të patundshme;
  • veprimtarinë botuese dhe bibliotekën; 
  • shënimin përkujtimor dhe mbrojtjen e përmendoreve të kulturës; 
  • përdorimin dhe mbrojtjen e gjuhës maqedonase; 
  • informimin, veprimtaritë kulturore dhe veprimtaritë tjera për shkak të shprehjes së identitetit dhe veçantitë e bashkësive; 
  • përcaktimin e përvjetorëve të ngjarjeve dhe personaliteteve me rëndësi të posaçme për zhvillimin shtetëror juridik të Republikës, afirmimin e trashëgimisë kulturore dhe historike dhe ruajtjen e vlerave të përgjithshme civilizuese; 
  • mënyrën dhe format e shënimit të personaliteteve dhe ngjarjeve të rëndësishme;
  • aktivitetet e këshillave të veçantë të formuar për shënime të veçanta 
  • vendosjen e bashkëpunimit ndërkombëtar për çështje që kanë të bëjnë me kulturën
  • çështjet tjera që kanë të bëjnë me kulturën dhe shënimin e përvjetorëve të personaliteteve dhe të ngjarjeve të rëndësishme.
Kryetar: Magdalena Manaskova 
Zëvendëskryetar:  Ane Llashkovska
Anëtarë: 1. Momçillo Avramoski
2. Mirjana Haxhievska
3. Suzana Sekullovska
4. Vesna Damçevska-Ilievska
5. Hazbi Lika
6. Zulfi Adili
7. Orhan Ibrahimi 
8. Roza Topuzova-Karevska
9. Ljubica Buralieva
10. Sofija Kunovska 
Zëvendësanëtarë:   1. Liljana Zaturoska
2. Sllave Goshev
3. Risto Mançev
4. Nolla Ismajllovska Starova 
5. Rafis Aliti 
6. Mirvan Xhemaili 
7. Meral Uzeiri-Ferati 
8. Stefan Bogoev 
9. Sonja Mirakovska
10. Lidija Dimova 

KOMISIONI PËR SHËNDETËSI


E-posta: k-zdravstvo@sobranie.mk 

Komisioni ka kryetar, dhjetë anëtarë dhe zëvendësit e tyre.Komisioni i shqyrton çështjet lidhur me:

  • mbrojtjen shëndetësore të popullsisë; sigurimin shëndetësor; 
  • mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse, nga ndikimi i dëmshëm i gazrave, rrezatimi jonizues dhe zhurma, ndotjen e ajrit, ujit, tokës dhe prodhimeve shtazore; 
  • mbrojtjen nga sëmundjet e varësisë dhe nga SIDA;  
  • gjendjen higjiene-epidemike; 
  • prodhimtarinë, qarkullimin dhe furnizimin me barna, mjetet ndihmëse mjekuese dhe mjetet ndihmëse medicionale, pajisjet medicionale, institutet dhe materialet sanitare, helmet dhe drogat dehëse; 
  • mbikëqyrjen sanitare dhe shëndetësore
  • vendosjen e bashkëpunimit ndërkombëtar për çështje që kanë të bëjnë me shëndetësinë dhe
  • çështjet tjera që kanë të bëjnë me shëndetësinë.
Kryetar Jagoda Shahpaska
Zëvendëskryetar:  Alen Georgiev
Anëtarë: 1. Zoran Gjorgjievski
2. Momçillo Avramoski
3. Vesna Pemova
4. Sasho Vasilevski
5. Aleksandar Stojkoski
6. Jamin Sinani
7. Mirsada Emini-Asani
8. Meral Uzeiri-Ferati
9. Biljana Nasteska
10. Julijana Siljanovska 
Zëvendësanëtarë:  1. Sonja Talevska
2. Dragan Cuklev
3. Amdi Bajram
4. Andon Çibishev 
5. Bllagorodna Bojaxhieva
6. Artan Grubi
7. Shpresa Hadri
8. Gazmend Aliji
9. Ljubica Buralieva
10. Marjanço Nikollov

KOMISIONI PËR PUNË DHE POLITIKË SOCIALE


E-posta: k-trud@sobranie.mk

Komisioni ka kryetar, dymbëdhjetë anëtarë dhe zëvendësit e tyre.Komisioni i shqyrton çështjet lidhur me:

  • marrëdhëniet e punës dhe mbrojtjen e punëtorëve në punë; të drejtën e grevës; 
  • punësimin dhe të drejtat në rast të papunësisë; 
  • mbrojtjen e gruas në punë dhe mbrojtjen e amësisë; 
  • rrogat dhe standardin jetësor; 
  • politikën sociale dhe sigurimin social të qytetarëve; 
  • sistemin, organizimin, zhvillimin dhe avancimin e mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve; 
  • politikën populiste, martesën dhe familjen; 
  • sistemin e sigurimit pensional dhe invalidor; 
  • mbrojtjen luftarake-invalidore dhe mbrojtjen e invalidëve të luftës dhe personave të përndjekur dhe të burgosur për idetë e vetëqenësisë së popullit maqedonas dhe shtetësisë e tij 
  • vendosjen e bashkëpunimit ndërkombëtar për çështje që janë me karakter kushtetues dhe
  • çështjet tjera që kanë të bëjnë me punën dhe politikën sociale
Kryetar: Jovan Mitreski
Zëvendëskryetar: Sonja Mirakovska
Anëtarë: 1. Bllagoja Despotoski
  2. Sllagjana Mitovska
3. Sonja Talevska
4. Aleksandar Stojkoski
5. Bllagorodna Bojaxhieva
6. Marija Angellova
7. Selvije Saliju
8. Mirsada Emini-Asani
9. Gazmend Aliji
10. Marjanço Nikollov
11. Julijana Siljanovska 
12. Jagoda Shahpaska 
Zëvendësanëtarë:  1. Dragan Cuklev
2. Vesna Pemova
3. Suzana Sekullovska
4. Vesna Damçevska-Ilievska
5. Bllagica Llashovska
6. Alim Bilalli
7. Ejup Rustemi
8. Zulfi Adili
9. Orhan Ibraimi
10. Solza Gërçeva
11. Marjan Daskallovski
12. Alen Georgiev

Komisioni për Vetëqeverisje Lokale


E-posta:k.samouprava@sobranie.mk

Komisioni ka kryetar, dymbëdhjetë anëtarë dhe zëvendësit e tyre.

Komisioni i shqyrton çështjet lidhur me:

  • vetëqeverisjen lokale; 
  • organizimin territorial të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë; 
  • ndjekjen e zhvillimit dhe masat për avancimin e vetëqeverisjes lokale; 
  • ndjekjen e gjendjes së organizimit territorial dhe të standardeve për madhësinë, popullsinë dhe nevojat e vetëqeverisjes lokale; 
  • ndjekjen e sistemit, politikës, masave dhe instrumenteve për realizim më të barabartë të zhvillimit rajonal 
  • vendosjen e bashkëpunimit ndërkombëtar për çështje që kanë të bëjnë me vetëqeverisjen lokale dhe
  • ndjekjen e realizimit dhe shfrytëzimit të mjeteve të dedikuara për zhvillim më të barabartë rajonal
Kryetar: Xhevat Ademi
Zëvendëskryetar:  Hazbi Lika
Anëtarë: 1. Dimitar Stevananxhija
2. Zoran Ilioski
3. Zoran Gjorgjievski
4. Sllagjana Mitovska
5. Risto Mançev
6. Gjoko Kamçev
7. Ramis Merko
8. Bekim Fazliu
9. Ljubica Buralieva
10. Bllagoja Stojanovski 
11. Dufe Kukoski
12. Sasho Pockov
Zëvendësanëtarë: 1. Blagoja Despotoski
2. Nikolla Micevski
3. Marjanço Kollevski
4. Aleksandar Stojkoski
5. Nolla Ismajloska Starova
6. Alim Bilalli
7. Jamin Sinani
8. Gazmend Aliji
9. Çedomir Sazdovski
10. Pançe Orcev
11. Mira Stojçevska 
12. Marjan Daskallovski

KOMISIONI PËR MUNDËSI TË BARABARTA TË FEMRAVE DHE MESHKUJVE

E-posta: kem@sobranie.mk 

Komisioni ka kryetar, dhjetë anëtare dhe zëvendësit e tyre.

Komisioni i shqyrton çështjet lidhur me:

  • shqyrtimin e propozimeve të ligjeve dhe dispozitave tjera që i miraton Kuvendi nga sfera e punës dhe politikës sociale, arsimimit dhe shëndetësisë, familjes dhe kujdesit për fëmijët, si dhe propozimeve tjera të ligjeve dhe dispozitave tjera nga aspekti i përfshirjes së konceptit të gjinisë në to; 
  • shqyrtimin e Propozim-planit nacional për aksion për mundësi të barabarta të femrave dhe meshkujve; 
  • ndjekjen e miratimit dhe zbatimit të masave themelore dhe të veçanta për vendosjen e mundësive të barabarta të femrave dhe meshkujve në të gjitha sferat e sektorit publik dhe privat përmes raporteve të dorëzuara nga Seksioni për avancimin e barabarësisë ndërmjet gjinive pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale;  
  • ndjekjen e sistemit të masave për largimin e trajtimit jo të barabartë të  femrave dhe meshkujve përmes raporteve të dorëzuara nga Seksioni për avancimin e barabarësisë ndërmjet gjinive pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale;  
  • inicion miratimin dhe ndryshimin e ligjeve dhe dispozitave tjera nga sfera e mundësive të  femrave dhe meshkujve;  
  • nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet organeve kompetente për çështje që kanë të bëjnë me mundësitë e barabarta të femrave dhe meshkujve;  
  • informimin e rregullt të Kuvendit për të gjitha çështjet e lidhura me mundësitë e barabarta të  femrave dhe meshkujve;   
  • bashkëpunimin me komisionet adekuate të vendeve tjera dhe 
  • shqyrton çështje tjera që kanë të bëjnë me mundësitë e barabarta të femrave dhe meshkujve.  

 

Kryetar: Daniella Rangellova
Zëvendëskryetar: Liljana Kuzmanovska
Anëtarë: 1. Liljana Popovska
2. Suzana Sekullovska
3. Kërsto Mukoski
4. Alim Bilalli
5. Vjollca Mehmeti Nuredini
6. Shpresa Hadri
7. Meral Uzeiri-Ferati
8. Mira Stojçevska 
9. Sonja Mirakovska
10. Biljana Nasteska
Zëvendësanëtarë:  1. Mirjana Haxhievska
2. Ollga Najdenovska
3. Bllagica Llashovska
4. Marija Angellova
5. Selvije Saliju
6. Kaltrina Azizi
7. Gazmend Aliji
8. Roza Topuzova-Karevska
9. Mileva Gorgieva
10. Julijana Siljanovska 

Komisioni për Çështje të Rregullores, Mandatit Dhe Imunitetit


E-posta: k-delovnicki@sobranie.mk

Komisioni ka kryetar, tetë anëtarë dhe zëvendësit e tyre.Komisioni i shqyrton çështjet lidhur me: 

  • zbatimin e Rregullores së Kuvendit dhe të rregulloreve të trupave punues dhe jep mendim për zgjidhjen e çështjeve kontestuese; 
  • iniciativat për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit dhe rregulloreve të trupave punues; 
  • propozimin e miratimit, përkatësisht të ndryshimit dhe plotësimit të Rregullores së Kuvendit; 
  • raportet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për deputetë nga lista e kandidatëve që janë bërë deputetë për pjesën tjetër të mandatit; 
  • bazat e pushimit dhe marrjes së mandatit të deputetit dhe për këtë Kuvendit i paraqet raport; 
  • imunitetin e deputetëve 
  • vendosjen e bashkëpunimit ndërkombëtar për çështje që kanë të bëjnë me të drejtat e mandatit dhe imunitetit 
  • çështje të tjera në lidhje me Rregulloren dhe të drejtat e mandatit dhe imunitetit.

 

Kryetar:       Aleksandar Nikolloski
Zëvendëskryetar:  Andon Çibishev
Anëtarë: 1. Ivan Stoillkoviq
2. Magdallena Manaskova
3. Alim Bilalli
4. Jasminka Damçeska
5. Artan Grubi
6. Bekim Fazliu
7. Pançe Orcev
8. Petre Shilegov
Zëvendësanëtarë:  1. Vlladimir Gjorçev
2. Lupço Dimovski
3. Vesna Damçevska-Ilievska
4. Dragan Danev
5. Xhevat Ademi
6. Orhan Ibraimi 
7. Enes Ibrahim
8. Sasho Pockov
Click