E mërkurë, 18 prill 2018
MAQEDONIA ME REKOMANDIM PËR FILLIMIN E NEGOCIATAVE ADERUESE ME BE
Republika e Maqedonisë mori Raport pozitiv për progresin nga Komisioni Evropian, i cili i propozon Këshillit fillim të negociatave për anëtarësim në BE, duke pasur parasysh progresin e arritur dhe realizimin e reformave.
Në Raportin thuhet se vendi përfundimisht e ka tejkaluar krizën e tij më të rëndë politike nga viti 2001, ndërsa Qeveria e re ka treguar përkushtim dhe vullnet politik për avancimin e agjendës së reformave të BE-së dhe në atë kontekst është arritur progres i konsiderueshëm në implementimin e "Prioriteteve urgjente të reformës".
Zakonisht, në tekstin janë dhënë vlerësime për administratën publike, sistemin gjyqësor, luftën kundër korrupsionit dhe krimin e organizuar, të drejtat themelore të njeriut, bashkëpunimin rajonal, ballafaqimin me migracionin, gjendjen ekonomike dhe legjislacionin e BE-së.
Në lidhje me kontestin me emrin, kjo duhet të zgjidhet si çështje urgjente.
Republika e Maqedonisë është vend kandidat për anëtarësim në familjen e madhe evropiane që nga viti 2005. Përveç vendit tonë, edhe Republika e Shqipërisë mori rekomandim për fillimin e negociatave aderuese.