E premte, 26 maj 2017

TAKIMI I KRYETARIT XHAFERI ME PËRFAQËSUESIT E INSTITUTIT PËR DEMOKRACI

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim me përfaqësuesit e Institutit për Demokraci (IDSCS) ku u prezantua projekti „Kuvendi nën thjerrëz“, esenca e të cilit është përforcimi i pjesëmarrjes së opinionit në debatet dhe diskutimet, përmes mënyrës së hapur dhe inkluzive, në trupat e punës së Kuvendit.

më shumë...

 

E hënë, 28 nëntor 2016  

DITË E HAPUR NË KUVENDIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË 

Më 25 nëntor 2016 u mbajt Ditë e hapur për vizitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Kjo përbën mundësi 693 vizitorë, të organizuar në 17 grupe, ta vizitojnë pjesën solemne të godinës së dhomës legjislative, si karakteristikë e rëndësishme e shtetësisë maqedonase. 

më shumë...

 

E shtunë, 1 tetor 2016 

FJALIMI I NËNKRYETARES RENATA DESKOSKA NË SESIONIN E DYTË: ZHVILLIMI I INSTITUCIONEVE DEMOKRATIKE DHE TË DREJTAT E NJERIUT NË EVROPËN JUGLINDORE - ROLI I OSBE-SË 

OSBE-ja është organizatë rajonale e vendosur në një prej qasjeve gjithëpërfshirëse ndaj sigurisë e cila e lidh drejtpërdrejt me vlerat demokratike. Politikat për promovimin e demokracisë të OSBE-së janë të gjera dhe ato janë pjesë përbërëse të dialogut për siguri, të bashkëpunimit dhe standardeve të cilat Organizata ka për qëllim t'i promovojë.  

më shumë...

 

E enjte, 4 maj 2017

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË Z. TALAT XHAFERI NË VIZITË ZYRTARE NË BRUKSEL 

Me ftesë të përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian, kryetari i Kuvendit z. Talat Xhaferi sot është në vizitën e tij të parë zyrtare në Bashkimin Evropian.

Sipas agjendës kryetari Talat Xhaferi do të takohet me Komisarin për politikë të mirë fqinjësore dhe zgjerim, Johanes Han dhe Përfaqësuesen e Lartë për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë të Bashkimit Evropian, znj. Federika Mogerini.

më shumë...

 

E martë, 28 shkurt 2017

U MIRATUA PROPOZIM-REZOLUTA PËR PROGRESIN E MAQEDONISË 

Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, me 54 vota "për" dhe 8 "kundër", e miratoi Propozim-rezolutën për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2016. 

më shumë...