KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E enjte, 17 maj 2018 

SAMITI BE - BALLKANI PERËNDIMOR 

Sot në Sofje, Bulgari, mbahet Samiti i Bashkimit Evropian dhe i Ballkanit Perëndimor, si vërtetim i përkushtimit të BE-së ndaj partnerëve të saj nga ky rajon dhe përkatësisë së tij ndaj familjes evropiane. 

Samiti ka për qëllim përforcimin e lidhjeve ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në infrastrukturën, lidhjen digjitale dhe njerëzore, përkatësisht ballafaqimin me sfidat e përbashkëta, siç janë siguria, emigrimi, ngjarjet gjeopolitike dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore. 

Nikoqir i Samitit në Bullgari, si kryesues aktual me Këshillin, do të jenë kryeministri bullgar, z.  Bojko Borisov, ndërsa do të jenë të pranishëm edhe shefat e shteteve ose qeverive nga vendet anëtare të BE-së dhe liderët e gjashtë partnerëve të Ballkanit Perëndimor:  Maqedonia, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Kosova. 

Me Samitin do të kryesojë kryetari i Këshillit Evropian, z.  Donalld Tusk, ndërsa do të jenë të pranishëm edhe kryetari i Komisionit Evropian, z.  Zhan-Kllod Junker; kryetari i Parlamentit Evropian, z.  Antonio Tajani; përfaqësuesja e lartë e BE-së e punëve të jashtme dhe e politikës së sigurisë, znj. Federika Mogerini dhe komisari për politikë fqinjësore evropiane dhe negociata për zgjerim, z.  Johanes Han. 

Gjithashtu, do të marrin pjesë përfaqësues të Bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim, Bankës botërore, Bankës evropiane të investimeve dhe Këshillit për bashkëpunim rajonal. 

Në vigjilje të mbledhjes, z.  Tusk, shprehu bindje se BE-ja është partneri i vetëm i cili kujdeset me të vërtetë për stabilitetin dhe prosperitetin e të ardhmes së gjithë rajonit dhe se perspektiva evropiane për Ballkanin Perëndimor duhet të mbetet angazhim i fortë i të dyja palëve. 

a

Na ndiqni në:

Click