KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E mërkurë, 11 korrik 2017 

Samiti i Ballkanit Perëndimor 

Sot në Trieste Itali, u caktua Samiti i 4-të vjetor i Ballkanit Perëndimor në kuadër të "Procesit të Berlinit", me qëllim përforcimin e bashkëpunimit rajonal dhe avancimin e procesit eurointegrues. 

Kjo paraqet mundësi për t'u zhvilluar diskutimet për zhvillim të shoqërive inkluzive, sundim të mirë dhe ekonomi energjike. 

Në Samitin do të marrin pjesë: përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë dhe zëvendëskryetarja e Komisionit, znj. Federika Mogerini, komisari për politikë fqinjësore evropiane dhe negociata për zgjerim, z.  Johanes Han; komisari për transport, znj. Violeta Bullc; shefat e qeverive dhe ministrat e Ballkanit Perëndimor (Maqedonia, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova) dhe kolegët e tyre nga gjashtë vendet anëtare të BE-së (Kroacia, Austria, Franca, Gjermania, Italia dhe Sllovenia). 

Në fokusin e negociatave do të jenë tre sfera kryesore të bashkëpunimit rajonal:  lidhja, integrimi ekonomik rajonal/zhvillimi i sektorit privat dhe kontakti ndërmjet njerëzve. 

Në kuadër të Samitit, pritet që Komisioni Evropian të shpallë financim të ri si pjesë e pakos së tij vjetore për lidhjen, ndërsa partnerët e Ballkanit Perëndimor të nënshkruajnë marrëveshje për komunitet të transportit dhe të merren vesh për planin aksionar për zhvillim të sferës ekonomike rajonale. 

a

Na ndiqni në:

Click