KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E hënë, 10 korrik 2017

Takimi i deputetit Grubi me ambasadoren Althauzer

Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, deputeti Artan Grubi, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, u takua me ambasadoren e Gjermanisë në Shkup, znj. Kristine Althauzer. 

Deputeti Grubi dhe ambasadorja e Gjermanisë biseduan për gjendjen dhe skenën politike në vend, kontestin për emrin, barazinë gjuhësore, reformat sistemore dhe integrimin në NATO dhe BE. 

Kryetari i Komisionit, z. Grubi iu falënderua ambasadores së Gjermanisë për mbështetjen e madhe të Berlinit dhe mbështetjen e saj personale për formimin dhe krijimin e një Maqedonie demokratike e cila do të jetë tërësisht e integruar në BE dhe NATO. U potencua roli i ambasadores së Gjermanisë Althauzer, gjatë krizës politike, i cili ishte shumë konstruktiv dhe njëkohësisht miqësor ndaj vendit dhe qytetarëve. 

Deputeti Grubi foli edhe për idetë e ndryshme për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe kërkoi ndihmë nga Berlini për tejkalimin e kësaj sfide, me çka, shprehu bindje për zgjidhjen e kontesteve në Shkup përmes reformave sistemore. 

Grubi, gjithashtu, theksoi se arritja e një kompromisi për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO e hapi rrugën e stabilitetit të qëndrueshëm në vend dhe rajon. 

Bashkëbiseduesit biseduan edhe për barazinë gjuhësore në pajtim me Marrëveshjen e Ohrit. 

a

Na ndiqni në:

Click