KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E enjte, 13 korrik 2017 

Takimi i deputetit Grubi me ambasadoren e Kroacisë Barishiq 

Deputeti Artan Grubi, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u takua me ambasadoren e Kroacisë në Maqedoni, znj. Daniella Barishiq. 

Z. Grubi dhe ambasadorja e Kroacisë këmbyen mendime për gjendjen në Maqedoni dhe në rajon, për perspektivën euroatlantike, marrëdhëniet me fqinjët, ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe si dhe për reformat.  

Kroacia është mbështetëse e Maqedonisë dhe e aspiratave euroatlantike të Shkupit.  Deputeti Grubi kërkoi nga ambasadorja Barishiq që Kroacia ta mbështesë fuqimisht Maqedoninë në anëtarësimin sa më të shpejtë të Maqedonisë në NATO dhe BE. 

Z. Grubi shprehu mbështetje të plotë për arritjen e marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bulgarinë si hap për një rajon më të qëndrueshëm dhe më të sigurt dhe do ta inkurajojë Qeverinë ta ketë guximin e njëjtë edhe në tejkalimin e kontestit për emrin me Greqinë. 

Strategjia e mbylljes urgjente të çështjeve të hapura me fqinjët është strategji e mirë për gjithë rajonin, por në ndërkohë, Kuvendi dhe Qeveria duhet të realizojnë reforma sistemore dhe ta tregojnë pamjen e re të Shkupit para miqve tanë ndërkombëtarë. 

Ai në këtë kontekst theksoi se, Komisioni për Çështje Evropiane arriti të arrijë harmonizim mbipartiak për Deklaratën për avancimin e proceseve integruese dhe reformuese të cilat dalin nga Marrëveshja e Përzhinos e cila do të paraqesë shtyllë për reformat e ardhshme. 

Bashkëbiseduesit biseduan edhe për barazinë gjuhësore në pajtim me Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Ohrit, me ç'rast z. Grubi e njoftoi mysafiren se Ligji për gjuhët, tashmë është i harmonizuar dhe pritet që Qeveria ta miratojë atë ligj, që të vazhdojë procedura në Komisionin e Venedikut dhe në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

a

Na ndiqni në:

Click