KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E premte, 7 korrik 2017 

Takimi i deputetit Grubi me ambasadorin Janakakis

Deputeti Artan Grubi, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u takua me ambasadorin e Greqisë në Shkup, z. Dimitris Janakakis.

Deputeti Grubi dhe ambasadori Janakakis biseduan dhe këmbyen mendime për gjendjen politike aktuale në vend dhe në rajon, negociatat Shkup-Athinë për çështjen e emrit, marrëdhëniet e mira fqinjësore, planin reformues, si dhe për integrimin euroatlantik. 

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Artan Grubi para ambasadorit Janakakis theksoi se partnerët shqiptarë të koalicionit qeveritar duhet të përfshihen në procesin e zgjidhjes së kontestit të emrit, sepse këtë e presin qytetarët, kjo është premtuar në programet e tyre zgjedhore dhe kjo është diçka me të cilën u pajtuan të gjithë partitë shqiptare në Deklaratën e përbashkët. 

Deputeti Grubi, gjithashtu theksoi se në kuadër të procesit për zbatimin e masave për ndërtimin e mirëbesimit ndërmjet Shkupit dhe Athinës duhet të intensifikohen dhe të vazhdojnë bashkërisht me negociatat e drejtpërdrejta ndërmjet vendeve të tyre deri në arritjen e qëllimit të fundit, e kjo është zgjidhja e kontestit të emrit. 

Integrimi në NATO dhe anëtarësimi në BE janë prioritetet tona absolute. 

Deputeti Grubi dhe ambasadori Janakakis diskutuan edhe për skenën politike në vend, barazinë gjuhësore dhe reformat sistemore, gjithashtu edhe për bashkëpunimin ekonomik. 

a

Na ndiqni në:

Click