KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E enjte, 6 korrik 2017 

Takimi i deputetit Grubi me ambasadorin Romeo

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Artan Grubi, sot u takua me ambasadorin e Italisë në Maqedoni, z.  Karlo Romeo. 

Në bisedimin u këmbyen mendime dhe qëndrime rreth situatës politike në Maqedoni, procesit të miratimit të reformave sistemore, barazisë gjuhësore, si dhe për procesin integrues të Maqedonisë në NATO dhe BE. Në atë drejtim z. Grubi theksoi se barazia gjuhësore e rrumbullakon Marrëveshjen e Ohrit dhe krijon një shoqëri më kohezive. 

Deputeti Grubi e informoi ambasadorin Romeo me aktivitetet e ardhshme të Komisionit për Çështje Evropiane, me ç'rast informoi për gatishmërinë e Deklaratës parlamentare për përshpejtimin e proceseve reformuese dhe integruese të vendit në BE, si dhe për mbledhjen e Komisionit në të cilin do të shqyrtohet "Plani reformues 3-6-9" i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. 

Në takimin z. Grubi e kërkoi mbështetjen e Italisë për heqjen e rekomandimit të kushtëzuar për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Në atë drejtim u diskutua edhe për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Italisë dhe Maqedonisë. 

a

Na ndiqni në:

Click