KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E mërkurë, 19 shtator 2018 

TAKIMI I DEPUTETIT GRUBI ME DEPUTETEN FRANCEZE TANGI 

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Artan Grubi, mbajti takim me Lilijana Tangi, deputete në Asamblenë Parlamentare të Republikës së Francës dhe zëvendëskryetare e Komisionit për Çështje Evropiane, në shoqërim të ambasadorit të Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë, SH.T. Kristijan Timonie. 

Në takim u këmbyen mendime për ngjarjet aktuale në vend dhe në Rajon, me vështrim të veçantë në referendumin që do të mbahet më 30 shtator të këtij viti. 

Grubi informoi se fushata për referendum të suksesshëm është në rrjedhë dhe se gjendja në terren, deri më tani, është e kënaqshme, përkatësisht ekziston disponim pozitiv te votuesit në vend që të prononcohen për mbështetje të Marrëveshjes së Prespës dhe për anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe BE. 

Në atë kontekst, theksoi se referendumi do të ketë sukses dhe se shumica qeveritare është e angazhuar fuqishëm në arritjen e censusit të nevojshëm të daljes së votuesve.

Grubi theksoi se referendumi do të ketë sukses sepse këtë e dëshirojnë qytetarët.

Gjithashtu, u shpreh i bindur se pastaj amendamentet kushtetuese, që dalin nga Marrëveshja, do të votohen në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Deputetja Tangi, përsëri, e vërtetoi mbështetjen e vazhdueshme të Francës për anëtarësim euroatlantik të Maqedonisë, me ç'rast e theksoi mbështetjen franceze për referendumin e suksesshëm, duke e potencuar rëndësinë e këtij referendumi për të ardhmen e vendit, në kontekst të anëtarësimit tonë në këto struktura të rëndësishme ndërkombëtare.

Grubi u falënderua për mbështetjen e madhe politike të përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar, si dhe të Francës, të cilët japin mbështetje të sinqertë për rezultatin pozitiv të referendumit dhe për anëtarësimin tonë në NATO dhe BE. 

a

Na ndiqni në:

Click