KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E hënë, 18 shtator 2017 

Takimi i deputetit Grubi me ministrin e Çështjeve Evropiane të Malit të Zi, z. Pejoviq

Sot, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Artan Grubi, realizoi takim me ministrin e Çështjeve Evropiane dhe shefin e ekipit negociues për anëtarësim të Malit të Zi në BE, z. Aleksandar Andrija Pejoviq.

Në takim, kryetari i Komisionit, z. Artan Grubi, mysafirit të lartë ia uroi pranimin e Malit të Zi në NATO, me ç'rast e theksoi përkushtimin e vendit në proceset integruese, për çka ekziston përcaktim mbipartiak dhe politik.  

Në këtë drejtim, informoi për ngjarjet e fundit në vend, për marrëveshjen e nënshkruar paradokohe për marrëdhënie të mira fqinjësore me Bulgarinë, për detyrat e realizuara në kornizat e Planit Reformues të Qeverisë, zbatimin e pjesës normative të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, përpjekjet për zgjidhjen e kontestit me emrin, si dhe për aktivitetet për realizimin e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike lokale, që duhet të mbahen më 15 tetor.

Grubi, duke informuar për punën dhe kompetencat e Komisionit për Çështje Evropiane, theksoi se përpiqet që të gjitha vendimet Komisioni t'i miratojë me konsensus.

Ministri Pejoviq, e theksoi mbështetjen e Malit të Zi për proceset integruese të vendit, me ç'rast e shprehi gatishmërinë e tij, si shef i ekipit negociues për anëtarësim të Malit të Zi në BE, t'i ndajë përvojat dhe praktikat e dobishme, kur Maqedonia do t'i fillojë negociatat për anëtarësim në BE.

 
  

a

Na ndiqni në:

Click