KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E enjte, 7 dhjetor 2017 

Takimi i deputetit Memedi me këshilltarët politikë të Ambasadës amerikane 

Deputeti Vesel Memedi, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, u takua me këshilltarët politikë të Ambasadës amerikane në Shkup, z. Paul Gradon dhe znj. Divah Hokins. Deputeti Memedi dhe mysafirët folën për situatën politike aktuale dhe për gatishmërinë e Kuvendit për reformat urgjente. 

Deputeti Memedi i bindi mysafirët nga ambasada amerikane në Shkup se Kuvendi është e gatshme të jetë qendër e të gjitha aktiviteteve të mundshme sa u përket ligjeve që dalin nga Plan-veprimi 3-6-9, dhe se kjo atmosferë sundon pothuajse te të gjithë partitë politike që janë të pranishme në Kuvend. 

Deputeti Memedi beson se Plan-veprimi 3-6-9 kërkon interesa mbipartiake dhe se të gjithë partitë politike duhet për një moment t'i lënë anash interesat politike, dhe t'i kushtohen tërësisht përkrahjes së reformave, gjë që është kusht për tërheqjen e kushtëzimit në raportin e ardhshëm të BE-së, dhe njëkohësisht marrje të datës konkrete për anëtarësim në BE. 

Këshilltarët politikë të Ambasadës amerikane në Shkup, z.  Gradon dhe znj. Hokins theksuan se SHBA-ja, përmes Ambasadës amerikane në Shkup, është e interesuar për ta parë Maqedoninë në NATO dhe në BE sepse atje e ka vendin.  

a

Na ndiqni në:

Click