KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E premte, 14 korrik 2017 

Takimi i deputetit Nikollovski me Gorazd 

Me kërkesë të shefit të NATO-s ekipi këshillëdhënës në Republikën e Maqedonisë, kapedani i marinës, z. Viktor Gorazd, deputeti Ilija Nikollovski, më 13 korrik u takua me të. 

Në takim të dy bashkëbiseduesit këmbyen mendime dhe përvoja për bashkëpunimin e Republikës së Maqedonisë me strukturat e NATO-s me theks në mbrojtjen dhe sigurinë. 

Në këtë rast përfaqësuesi i NATO-s e njoftoi deputetin Nikollovski, ish-gjeneral i përgjithshëm dhe përfaqësues i Republikës së Maqedonisë në Komitetin ushtarak të NATO-s në Bruksel, me detyrat e ekipit këshillëdhënës të NATO-s dhe përvojat që i kanë në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, FSH-në e ARM-së dhe strukturat tjera në RM, me ç'rast u pajtuan se ekzistojnë mundësi që ai bashkëpunim, veçanërisht me SHP-në e ARM-së, të zgjerohet dhe thellohet. 

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se këmbimi i mendimeve dhe përvojave duhet të vazhdojë edhe me komisionin parlamentar për mbrojtje dhe siguri. 

a

Na ndiqni në:

Click