Seminar një ditor për studentë...

20 nëntor 2017

Seminar një ditor për studentë

Studentë të vitit të dytë nga Instituti për Sociologji i Fakultetit Filozofik pranë Univerzitetit Kiril dhe Metodij, morën pjesë në seminarin edukativ një ditor, i cili u mbajt më 20 nëntor në Qendrën për edukim të Institutit Parlamentar.

Lexo më shumë

Tetori - muaji i ditëve të hapura në Kuvendi...

Tetor 2017

Tetori - muaji i ditëve të hapura në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë 

Për shkak të interesit të zmadhuar për vizitë në shtëpinë ligjvënëse, në muajin tetor janë realizuar nëntë ditë të hapura për vizitë në Kuvend. Kjo ishte mundësi që 1237 qytetarë dhe nxënës, të organizuar në 26 grupe, të vizitojnë pjesën solemne të ndërtesës së Kuvendit, që është një karakteristikë e rëndësishme e sovranitetit maqedonas. 

Lexo më shumë

Seminar njëditor për studentët e studimeve j...

20 tetor 2017

Seminar njëditor për studentët e studimeve juridike dhe politike

Studentë të vitit të parë të regjistruar në studimet juridike dhe politike të Fakultetit Juridik të Universitetit “Goce Dellçev” nga Shtipi, morën pjesë në një seminar edukativ njëditor, që u mbajt më 20 tetor në Qendrën Edukative të Institutit Parlamentar. 

Lexo më shumë

Memorandum bashkëpunimi...

3 tetor 2017

Memorandum bashkëpunimi

Në drejtim të rrjetëzimit me institucionet akademike më 3 tetor 2017, Instituti Parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Institutin për Hulumtime Sociologjike, Politike dhe Juridike të UKEM-it.

Lexo më shumë

PËRMIRËSIMI PROFESIONAL I SHËRBIMIT TË ...

PËRMIRËSIMI PROFESIONAL I SHËRBIMIT TË KUVENDIT 

Në funksion të forcimit të vazhdueshëm të kapaciteteve administrative të punonjësve të Shërbimit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, gjatë vitit 2017, Instituti Parlamentar në bashkëpunim me një Shkollë e Gjuhëve të Huaja organizon dhe zhvillon kurse për të studiuar gjuhë të huaja (gjermanisht, shqip dhe frëngjisht ). Për shkak të rritjes së interesit, gjatë vitit 2017, kurse gjuhësore po zbatohen edhe për deputetët edhe për ndihmësit e tyre. 

Lexo më shumë

E ARDHMJA E SHËRBIMEVE HULUMTUESE NË PARLAMENTE...

E ARDHMJA E SHËRBIMEVE HULUMTUESE NË PARLAMENTE  

Udhëheqësi i Institutit Parlamentar, Mr. Zllatko Atanasov, në kuadër të Qendrës Evropiane për Hulumtime dhe Dokumentime Parlamentare, mbajti prezantime mbi temat që lidhen me të ardhmen e shërbimeve të hulumtimit dhe analizës në parlamente. Në pjesën e tij, z. Atanasov dha pikëpamjen e tij mbi qasjen metodologjike në çështjen e migracionit si një temë e cila është polarizuar fuqishëm politikisht, për mënyrën e paraqitjes së opsioneve dhe mbledhjen e statistikave. 

Lexo më shumë

DITË E HAPUR NË KUVENDIN E REPUBLIKËS S&#203...

29 shtator 2017

DITË E HAPUR NË KUVENDIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

E premtja e fundit në shtator, më 29 shtator të vitit 2017, u mbajt një ditë e hapur për vizitë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Kjo ishte një mundësi për 206 vizitorë të regjistruar, të organizuar në gjashtë grupe, për t’i shikuar ambientet më përfaqësuese në ndërtesën e legjislaturës si një pikëpamje e rëndësishme e shtetësisë maqedonase. 

Lexo më shumë

TRAJNIM PËR SHËRBIMIN E KUVENDIT ME TEMË ETI...

25-27 Shtator 2017

TRAJNIM PËR SHËRBIMIN E KUVENDIT ME TEMË ETIKË DHE INTEGRITET PROFESIONAL

Me qëllim të përforcimit të kapaciteteve administrative të punonjësve të Shërbimit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në periudhën prej 25-27 Shtator të vitit 2017 u zhvillua një trajnim fillestar në Qendrën Edukative të Institutit Parlamentar me temë "Etika dhe integriteti profesional".

Programi i trajnimit u realizua nga Qendra për Studime të Sigurisë Evropiane (CESS), Holandë si dhe nga Parlamenti i Republikës së Maqedonisë,  i mbështetur financiarisht nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shkup.

Lexo më shumë

SEMINAR NJË-DITOR ME TEMË DEMOKRACIA DHE KUVENDI ...

22 shtator 2017

SEMINAR NJË-DITOR ME TEMË DEMOKRACIA DHE KUVENDI PËR STUDENTË TË SHKOLLËS SË MESME 

Nxënësit e pesë shkollave të mesme nga Strumica, Tetova, Bogdani, Makedonska Kamenica dhe Shkupi, të shoqëruar nga mësuesit e tyre, morën pjesë në një seminar edukativ një-ditor me titull pune "Demokracia dhe Kuvendi". Seminari u mbajt më 22 shtator, në Qendrën Edukative të Institutit Parlamentar. 

Qëllimi i seminareve është që të sjellë më afër punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me popullatën e re, gjë që do të kontribuojë në zhvillimin e ndërgjegjësimit të tyre për përfitimet e demokracisë.

Lexo më shumë

MBLEDHJE E PUBLIKUAR E PUNIMEVE HULUMTUESE NGA INSTITUTI PA...

Shtator 2017

MBLEDHJE E PUBLIKUAR E PUNIMEVE HULUMTUESE NGA INSTITUTI PARLAMENTAR TË PËRGATITUR NËN INICIATIVËN E TYRE 

Në përputhje me Rregulloren për kryerjen e kompetencave të Institutit Parlamentar, gjatë muajit shtator, një iniciativë e Institutit Parlamentar u finalizua dhe u shtyp me një koleksion punimesh hulumtuese për vitin 2016. Mbledhja përmban pesëmbëdhjetë punë hulumtuese proaktive në formën e një pasqyre krahasuese, informacion të shkurtër dhe studim.

Lexo më shumë
123...5      
Click