PUNËTORI PËR PUNONJËSIT E SHËRBIMIT P&#...

Korrik 2017

PUNËTORI PËR PUNONJËSIT E SHËRBIMIT PËR PËRGATITJEN E PLANIT STRATEGJIK TË KUVENDIT 

Në korrik të vitit 2017, në organizim të Institutit Parlamentar, u organizua një punëtori tre-ditore në Kavadar për përgatitjen e Planit Strategjik të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë 2018-2020, që iu dedikua punonjësve të Shërbimit të Kuvendit. 

Lexo më shumë

TRYEZË E RRUMBULLAKËT ME PËRFAQËSUESIT ...

21 qershor 2017

TRYEZË E RRUMBULLAKËT ME PËRFAQËSUESIT E ORGANIZATAVE QYTETARE 

Instituti Parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 21 qershor 2017 ishte nikoqir i 25 organizatave qytetare të cilat me përfaqësuesit e vet morën pjesë në tryezën e rrumbullakët “Kuvendi dhe organizatat qytetare (përfshirja, bashkëpunimi dhe pushteti ligjvënës i hapur)”.

Lexo më shumë

KONFERENCA E TRETË RAJONALE E SHËRBIME HULUMTUESE...

16 qershor 2017

KONFERENCA E TRETË RAJONALE E SHËRBIME HULUMTUESE PARLAMENTARE  

Më 16 2017 në Qendrën Edukative të Institutit Parlamentar u mbajt Konferenca e tretë rajonale e qendrave hulumtuese parlamentare me titull “Transparenca e Buxhetit dhe llogaridhënia dhe roli i parlamenteve”: Qëllimi i mbajtjes së kësaj konference ishte shqyrtimi i politikave vijuese në raport me transparencën e buxhetit në rajon dhe theksimi i rolit të parlamentit gjatë mbikëqyrjes dhe kontrollit të procesit të buxhetit.

Lexo më shumë

DELEGACIONI I SHËRBIMIT TË PARLAMENTIT TË KO...

8-9 maj 2017

DELEGACIONI I SHËRBIMIT TË PARLAMENTIT TË KONFEDERATËS ZVICERANE NË VIZITË NË INSTITUTIN PARLAMENTAR MAQEDONAS

Në periudhën nga 8-9 maj në hapësirat e Qendrës Edukative të Institutit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për vizitë ishte delegacioni nga Këshilli Nacional Zviceran i përbërë nga pesë përfaqësues të shërbimit parlamentar.

Lexo më shumë

VIZITË PUNE NË PARLAMENTIN E REPUBLIKËS S&#2...

Prill 2017

VIZITË PUNE NË PARLAMENTIN E REPUBLIKËS SË MALIT TË ZI: PARLAMENT I HAPUR PËR QYTETARË TË INFORMUAR DHE TË PËRFSHIRË

Në funksion të shkëmbimit të përvojave dhe përforcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, në prill 2017, të punësuarit në Institutin Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, organizuan vizitë pune në Parlamentin e Malit të Zi.

Lexo më shumë

TRAJNIM PËR UDHËHEQËSIT E SHËRBIMIT T&#...

3-5 prill 2017 

TRAJNIM PËR UDHËHEQËSIT E SHËRBIMIT TË KUVENDIT NË TEMË “MENAXHIMI ME RESURSET NJERËZORE”

Në funksion të përforcimit të kapaciteteve administrative të të punësuarve të Shërbimit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në periudhën nga 3-5 prill 2017 në Qendrën Edukative të Institutit Parlamentar u mbajt trajnimi me temë “Menaxhimi me resurset njerëzore”.

Lexo më shumë

SEMINAR NJËDITOR ME TEMË “DEMOKRACIA DHE KUVENDI”...

21 prill 2017

SEMINAR NJËDITOR ME TEMË “DEMOKRACIA DHE KUVENDI” PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË ARSIMIT NËNTËVJEÇAR  

Nxënës nga pesë shkolla nëntëvjeçare nga Makedonski Brod, Demir Kapia, Probishtipi, Nov Dojran dhe Shkupi, të shoqëruar nga mësuesit e tyre, morën pjesë në seminarin edukativ njëditor me titull “Demokracia dhe Kuvendi”. Seminari u mbajt më 21 prill, në Qendrën Edukative të Institutit Parlamentar.

Lexo më shumë

BAZA ELEKTRONIKE E DOKUMENTEVE NGA ARKIVI LEGJISLATIV I KUV...

Prill 2017

BAZA ELEKTRONIKE E DOKUMENTEVE NGA ARKIVI LEGJISLATIV I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Instituti Parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, filloi me krijimin e bazës së vetme elektronike të dokumenteve dhe të dhënave nga puna e shtëpisë ligjvënëse.

Qëllimi është që të sigurohet një sistem me qasje të lehtë dhe me kërkim elektronik të dokumenteve  nga arkivi legjislativ, përkatësisht çdo shfrytëzuesi të sistemit do t'i mundësohet që për një kohë të shkurtër dhe sipas kritereve të ndryshme të arrijë te dokumenti konkret dhe të njëjtin ta gjejë në formën burimore.
Lexo më shumë

DITË E HAPUR NË KUVENDIN E REPUBLIKËS S&#203...

Prill 2017

DITË E HAPUR NË KUVENDIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Çdo të premten e fundit të muajit Kuvendi i Republikës së Maqedonisë organizon Ditën e Hapur për vizitë për qytetarët. 

Për shkak të interesimit të madh, në tremujorin e parë të këtij viti, u mbajtën katër Ditë të Hapura për organizim të vizitës në Kuvend, ku morën pjesë 1293 vizitorë. 

Lexo më shumë

SEMINAR NJËDITOR ME TEMË "DEMOKRACIA DHE KUV...

Shkurt dhe mars 2017 

SEMINAR NJËDITOR ME TEMË "DEMOKRACIA DHE KUVENDI" PËR NXËNËSIT E ARSIMIT FILLOR DHE TË MESËM

Gjatë muajit shkurt dhe mars në Qendrën Edukative të Institutit Parlamentar, u mbajtën dy seminare edukative njëditore me temë "Demokracia dhe Kuvendi" të dedikuara për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm të Republikës së Maqedonisë.

Lexo më shumë
12345      
Click