DELEGACIONI I PARLAMENTIT TË VENEZUELËS NË V...

23-24 mars 2017 

DELEGACIONI I PARLAMENTIT TË VENEZUELËS NË VIZITË STUDIMORE TË INSTITUTIT PARLAMENTAR MAQEDONAS

Gjatë periudhës nga 23-24 mars në hapësirat e Qendrës Edukative të Institutit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë kishte vizitë delegacioni i Parlamentit Nacional të Venezuelës në përbërje të tre deputetëve dhe përfaqësuesve të sektorëve hulumtues. 

Lexo më shumë

TRAJNIM PËR SHËRBIMIN E KUVENDIT ME TEMË “ME...

20 mars 2017 

TRAJNIM PËR SHËRBIMIN E KUVENDIT ME TEMË “MENAXHIMI MЕ RREZIQE”

Në drejtim të zhvillimit të Strategjisë për menaxhim me rreziqe nga Plani për themelimin dhe zhvillimin e menaxhimit dhe kontrollit financiar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, do të organizohen një seri punëtorish dedikuar personave udhëheqës të Shërbimit të Kuvendit.

Lexo më shumë

PUNËTORI PËR SHËRBIMIN E KUVENDIT ME TEM&#20...

Shkurt 2017

PUNËTORI PËR SHËRBIMIN E KUVENDIT ME TEMË "STANDARDET PËR MENAXHIM ME RESURSE NJERËZORE, TRANSPARENCA E PARLAMENTEVE DHE KALENDARI I AKTIVITETEVE” 

Në muajin shkurt të vitit 2017 në Strugë u mbajt punëtori dyditore me temë "Standardet për menaxhim me resurset njerëzore, transparenca e parlamenteve dhe kalendari i aktiviteteve", dedikuar të punësuarve në Shërbimin e Kuvendit.

Lexo më shumë

SHKËMBIMI I PËRVOJAVE MIDIS BASHKËPUNËT...

16 shkurt 2017 

SHKËMBIMI I PËRVOJAVE MIDIS BASHKËPUNËTORËVE TË JASHTËM TË GRUPEVE TË DEPUTETËVE NË KUVENDIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË DHE BURSISTËVE TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË BUNDESTAGUN E GJERMANISË

Në bashkëpunim me Institutin Parlamentar të Kuvendit, Shoqata për Bashkëpunim Parlamentar IPS-Maqedoni dhe Ambasada Gjermane në Republikën e Maqedonisë, më 16 shkurt 2017 në Qendrën Edukative të Institutit Parlamentar, u mbajt punëtori me temë: „Shkëmbimi i përvojave midis bursistëve IPS të Maqedonisë në Bundestagun e Gjermanisë dhe bashkëpunëtorëve të jashtëm (asistentëve) të grupeve të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë“. 
Lexo më shumë

PËRSOSJA PROFESIONALE E SHËRBIMIT TË KUVENDI...

20 janar 2017

PËRSOSJA PROFESIONALE E SHËRBIMIT TË KUVENDIT

Në funksion të përforcimit të kapaciteteve administrative të të punësuarve nga Shërbimi i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, gjatë vitit 2016, Instituti Parlamentar në bashkëpunim me shkollat për gjuhë të huaja, organizon dhe realizon kurse për mësim të gjuhëve (gjuhë gjermane, shqipe dhe frënge).

Lexo më shumë

TRAJNIM I SHËRBIMIT TË KUVENDIT ME TEMË MENA...

Dhjetor 2016

TRAJNIM I SHËRBIMIT TË KUVENDIT ME TEMË MENAXHIM ME FINANCA

Me organizim të Zyrës së Institutit Nacional  Demokratik, Shkup, në dhjetor u mbajt punëtoria treditore me temë: "Menaxhimi financiar në hapësirat e Institutit Parlamentar". Ana Kovaçikova nga Shërbimi i Këshillit Nacional të Republikës së Sllovakisë i transmetoi përvojat në lidhje me planifikimin financiar, propozimin dhe diskutimin e buxhetit të Këshillit Nacional të Sllovakisë, u shkëmbyen edhe përvoja për përpilim të analizave ekonomike dhe buxhetore.

Lexo më shumë

PËRSOSJA PROFESIONALE NËPËRMJET SHKËMBI...

Nëntor 2016

PËRSOSJA PROFESIONALE NËPËRMJET SHKËMBIMIT TË PËRVOJAVE

Për përforcimin e kapaciteteve administrative dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, në nëntor të vitit 2016 të punësuarit nga Sektori për Edukim dhe Komunikim, Bibliotekë Hulumtuese dhe Arkiv Ligjvënës i Institutit Parlamentar realizoi vizitë studimore në Kuvendin Federativ të Konfederatës së Zvicrës.

Lexo më shumë

SESIONI HYRËS PËR VULLNETARËT E ARDHSHË...

19 tetor 2016

SESIONI HYRËS PËR VULLNETARËT E ARDHSHËM TË INSTITUTIT PARLAMENTAR

Në punëtori morën pjesë nëpunësit e Sektorit Juridik-Ligjvënës, Sektorit të trupave punues, Institutit Parlamentar dhe përfaqësues të NDI Maqedoni. Punëtoria u mbajt më 19 dhe 20 tetor 2016, në hapësirat e Qendrës Edukuese të Institutit Parlamentar. Në pjesën e parë të punëtorisë u këmbyen përvoja për rolin dhe përgjegjësitë e Sektorit Juridik - Ligjvënës të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe sektorët juridiko-ligjvënës në parlamentet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Lexo më shumë

PUNËTORI PËR ASISTENTËT E GRUPEVE TË DE...

Tetor 2016

PUNËTORI PËR ASISTENTËT E GRUPEVE TË DEPUTETËVE  

Në muajin tetor të vitit 2016 në Strumicë u mbajt punëtori dyditore me temë „Nomoteknika, resurset për punë dhe përvojat ndërkombëtare“, në të cilën morën pjesë bashkëpunëtorët e jashtëm të grupeve të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, LSDM-së dhe PDSh-së me nëpunësit shtetërorë të Shërbimit të Kuvendit, të NDI-së dhe një bursist.

Lexo më shumë

SEMINAR NJËDITOR ME TEMË "DEMOKRACIA DHE KUV...

E premte, 23 shtator 2016

SEMINAR NJËDITOR ME TEMË "DEMOKRACIA DHE KUVENDI" PËR NXËNËSIT E ARSIMIT TË MESËM

Më 23 shtator 2016 në Qendrën Edukative të Institutit Parlamentar, u mbajtën dy seminare edukative njëditore me temë "Demokracia dhe Kuvendi", ku morën pjesë nxënës të shkollave të mesme nga Velesi, Shtipi, Kumanova, Strumica dhe Shkupi.  

Lexo më shumë
1...345      
Click