KOMISIONI PËR EKOLOGJI, TË RINJ DHE SPORT
Komisioni për ekologji, të rinj dhe sport ka kryetar dhe tetë anëtarë nga radhët e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe tre anëtarë nga radhët e punëtorëve shkencorë dhe profesionalë .
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- mbrojtjen dhe përparimin e mjedisit jetësor, të natyrës, ajrit, tokës dhe ujërave nga ndotja;
- sigurimin e kushteve për mjedis të shëndoshë jetësor;
- pengimin e zhurmës së dëmshme;
- mbrojtjen nga rrezatimi i jonizuar dhe veprimtaritë tjera të dëmshme për jetën dhe shëndetin e njerëzve dhe masat e veçanta të sigurisë gjatë shfrytëzimit të energjisë nukleare,
- mbrojtjen e botës bimore dhe shtazore nga ndotja;
- mbrojtjen nga ndotja gjatë bartjes dhe qarkullimit të lëndëve djegëse dhe gazrave eksplozive dhe radioaktive;
- rrallësitë natyrore nga aspekti i mbrojtjes dhe përparimit të mjedisit jetësor;
- arsimin e të rinjve dhe standardin studentor dhe të nxënësve;
- sigurimin social të të rinjve;
- nxitjen e krijimtarisë intelektuale, kulturore dhe shkencore të të rinjve ;
- mbrojtjen nga sëmundjet e vartësisë dhe nga SIDA;
- zhvillimin dhe përparimin e kulturës fizike;
- zhvillimin e sportit kulmor dhe
- çështje të tjera që kanë të bëjnë me ekologjinë, të rinjtë dhe sportin.
Kryetar:
Ramadani Ismet
Anëtarë :
Kirov Mitko
Simev Vangell
Spanakov Risto
Etemi Fatmir
Makraduli Jani
Nasteski Kirill
Selmani Asllan