KOMISIONI PËR ÇËSHTJE EVROPIANE
Dokument
E-posta: kep@sobranie.mk
KOSAK (COSAC)
KOSAP (COSAP)
Komisioni për çështje evropiane është themeluar me Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për themelim të trupave të përhershëm punues të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë (Gazeta zyrtare numër 30/2003 ), që e miratoi Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e mbajtur më 18 prill 2003
Përbërja e parë personale e Komisionit për çështje evropiane është verifikuar me Vendimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të 20.10.2003, kurse mbledhjen e parë konstituive e mbajti më 24.11.2003
Komisioni ka kryetar, 12 anëtarë dhe zëvendës të tyre.
Me Vendimin për ndryshim të Vendimit për themelim të trupave punues të përhershëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë numër 86/2005”) që e miratoi Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në mbledhjen mbajtur më 6 tetor 2005 është bërë ndryshimi i kompetencave të Komisionit.
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- përcjelljen e zbatimit të Strategjisë nacionale për integrimin e Republikës së Maqedonisë në Unionin Evropian dhe e njofton rregullisht Kuvendin për zbatimin e saj;
- përcjelljen e plotësimit të obligimeve që dalin nga marrëveshjet ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Unionit Evropian dhe realizimin e programeve e të akteve të tjera të institucioneve të Unionit Evropian, duke i përfshirë edhe programet për ndihmë financiare;
- përcjelljen dhe nxitjen e procesit të harmonizimit të legjislacionit të Republikës së Maqedonisë me legjislacionin e Unionit Evropian, si dhe propozon masa për përparimin e procedurave për harmonizim, japin mendime dhe propozime për aktivitetet e trupave punues të tjerë të Kuvendit dhe e drejton kujdesin e tyre në çështjet e lidhura me pranimin e Republikës së Maqedonisë në anëtarësim në Unionin Evropian;
- përcjelljen e aktiviteteve të Qeverisë dhe të organeve të administratës shtetërore në lidhje me pranimin e Republikës së Maqedonisë në anëtarësim në Unionin Evropian dhe në lidhje me to jep mendime dhe rekomandime;
- analizimin e pasojave nga qasja e Republikës së Maqedonisë në Unionin Evropian dhe përgatit raporte në lidhje me të njëjtat;
• informimin e rregullt të Kuvendit për gjithë çështjet e lidhura me integrimin evropian, përfshirë edhe mbledhjen e informatave, literaturës dhe dokumenteve të tjera lidhur me Unionin Evropian;
- propozimin dhe realizimin e akteve të orientuara drejt informimit të opinionit për proceset e integrimit evropian;
- bashkëpunimin me komisionet përkatëse të vendeve të tjera, dhe
- shqyrton çështje të tjera në lidhje me integritetin evropian dhe pranimin e Republikës së Maqedonisë në anëtarësim në Unionin Evropian.
Kryetar: KAROLINA RISTOVA
Zëvendës-kryetar: JUSUF ARIFI
Anëtarë: ANA ANDOVA
TOME TROMBEV
IVAN STOILKOVIQ
NELLKO STOJANOSKI
SLLOBODAN ÇASHULE
GANKA SAMOILLOVSKA CVETANOVA
SASHO KEDEV
ZORAN KRSTEVSKI
ZAMIR DIKA
SEMIJAL HASANI
Zëvendës-anëtarë:QENAN HASIPI
CVETANKA GASHOSKA
BLLAGOJA GESHOSKI
RISTE BISLIMOVSKI
CVETLE JANESKA
PETAR APOSTOLLOV
LUBÇO BALLKOVSKI
SILVANA BONEVA
SASHO BOGDANOSKI
XHEVDET NASUFI
RISTANA LLALLÇEVSKA
SELVIJE SALIU