Собрание на Република Северна Македонија



DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË UNIONIN INTERPARLAMENTAR (UIP)

Delegacioni në Unionin Interparlamentar përbëhet prej Kryetarit të Kuvendit, i cili është shef i Delegacionit dhe gjashtë anëtarëve.  Delegacioni përbëhet prej deputetëve të gjinisë së ndryshme.

Unioni Interparlamentar (UIP), i themeluar në vitin 1889 është organizata më e vjetër multilaterale politike në të cilën janë anëtarë 154 parlamente kombëtare dhe tetë asamble ndërkombëtare.  Organizata Botërore e Parlamenteve me seli në Gjenevë ka status të vëzhguesit të përhershëm në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. 

Si pikë qendrore për dialog botëror parlamentar, Unioni Interparlamentar punon për paqe dhe bashkëpunim ndërmjet popujve dhe për vendosje të fortë të institucioneve përfaqësuese. 

Për këtë qëllim, UIP stimulon kontakte, koordinime dhe shkëmbime të mendimeve ndërmjet parlamenteve dhe anëtarëve të parlamenteve të të gjitha vendeve, shqyrton çështje të interesit ndërkombëtar dhe i shpreh qëndrimet e veta për këto çështje, me qëllim që ta stimulojë aktivitetin nga ana e parlamenteve dhe anëtarëve të tyre, kontribuon për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të njeriut, respektimi i të cilave është faktor thelbësor i demokracisë parlamentare dhe siguron njohuri më të mirë me punën e institucioneve përfaqësuese dhe përforcimin dhe zhvillimin e mjeteve të tyre për aksion. 

Unioni Interparlamentar paraqet burim direkt të informatave për ngjarjet më të rëndësishme dhe tendencat që zhvillohen plan global ndërkombëtar,  e posaçërisht aktivitetet kyçe të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe agjencive të tij të specializuara.  Ai bashkëpunon edhe me organizatat rajonale interparlamentare, si dhe me organizata ndërkombëtare qeveritare dhe joqeveritare që janë të motivuara nga idealet e njëjta.  Në këtë drejtim, UIP këmbëngul që të sigurohet pjesëmarrje më aktive e anëtarëve të parlamenteve në politikën ndërkombëtare.  UIP ndërmerr edhe aktivitete për ratifikim të instrumenteve më të rëndësishme ndërkombëtare-juridike. 

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është anëtar në Unionin Interparlamentar që nga viti 1994.  Me Vendimin për themelim të delegacioneve, grupeve parlamentare dhe formave tjera të realizimit të bashkëpunimit ndërkombëtar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 85/2002) themelohet Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në UIP, i cili përbëhet prej Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe pesë anëtarëve. 


Shef i delegacionit
: TRAJKO VELJANOSKI 
                
                   Anëtarë: SILLVANA BONEVA 
                                     JANI MAKRADULI 
                                     IMER ALIU
                                     GORAN MISOVSKI
                                     REJHAN DURMISHI

Click