DEPUTETI TALAT XHAFERI NË KONFERENCËN NË SAR...

E enjte, 15 tetor 2015 

DEPUTETI TALAT XHAFERI NË KONFERENCËN NË SARAJEVË 

Në organizim të përbashkët të Parlamentit Evropian, Këshillit Rajonal për Bashkëpunim (KRB) dhe Asamblesë Parlamentare të Bosnjë e Hercegovinës, më 15 dhe 16 tetor 2015 në Sarajevë, BdheH, mbahet Konferencë parlamentare me temë:  "Menaxhimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të punës në Bashkimin Evropian dhe në vendet e zgjerimit". 

Lexo më shumë

DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQE...

E premte, 9 tetor 2015 

DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË NATO 

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga shefi i Delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Organizatës së paktit veriatlantik Ermira Mehmeti, e në përbërje të të cilit janë edhe anëtarët Pavle Trajanov dhe Goran Sugarevski, nga 9 deri 12 tetor do të marrë pjesë në  Sesionin e 61-të vjetor të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që mbahet në Stavanger, Mbretëria e Norvegjisë. 
Lexo më shumë

VENDOSJA E LULEVE TË FRESKËTA ME RASTIN E FEST&#2...

E premte, 9 tetor 2015

VENDOSJA E LULEVE TË FRESKËTA ME RASTIN E FESTËS SHTETËRORE 11 TETORI 

Me rastin e festës shtetërore 11 Tetori - Dita e kryengritjes popullore, delegacionet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më 11.10.2015 (e shtunë), do të vendosin lule të freskëta në Shkup, Prilep dhe Kumanovë. 

Lexo më shumë

NDARJA E ÇMIMIT SHTETËROR "11 TETORI" 2...

E premte, 9 tetor 2015 

NDARJA E ÇMIMIT SHTETËROR "11 TETORI"

Më 11 tetor 2015 (e diell), në Sallën solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në ora 12:00, Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror "11 Tetor" do ta ndajë çmimin "11 Tetori" për vitin 2015 për mirënjohje më të lartë për vepër jetësore në sferën e shkencës, artit, afarizmit dhe veprimtarive tjera me interes publik të Republikës së Maqedonisë. 
Lexo më shumë

VENDOSJA E KURORËS ME LULE TË DRESKËTA ...

E hënë, 7 shtator 2015 

VENDOSJA E KURORËS ME LULE TË DRESKËTA 

Me rastin e 8 shtatorit - Dita e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, delegacioni i Kuvendit i udhëhequr nga znj. Sillvana Boneva, në përbërje të:  znj. Svetllana Jakimovska, z.  Avdija Pepiq dhe znj. Sonja Mirakovska do të vendosë lule të freskëta në përmendoren "Heronj të rënë për Maqedoninë", më 8 shtator (e martë), në ora 11:00, në parkun "Grua luftëtare". 
Lexo më shumë

NDARJA E ÇMIMIT SHTETËROR "8. SHTATOR"...

E premte, 4 shtator 2015 

NDARJA E ÇMIMIT SHTETËROR "8.  SHTATOR"

Më 8 shtator 2015 (e martë), në Sallën solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në ora 12:00, Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror "8. Shtatori" do të dorëzojë një çmim për vepër jetësore dhe katër çmime për realizim në sferën e sportit në vitin 2015, të cilat u ndahen sportistëve, stërvitësve dhe punëtorëve sportivë. 
Lexo më shumë

Deputetja Ermira Mehmeti në Konferencën në L...

E premte, 10 korrik 2015

Deputetja Ermira Mehmeti në Konferencën në Luksemburg

Në kornizat e Kryesimit të Luksemburgut me Bashkimin Evropian, kryetarja e Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Ermira Mehmeti, do të marrë pjesë në Konferencën e Komisioneve për Çështje Evropiane të vendeve anëtare të BE-së - KOSAK, që do të mbahet në periudhën 12-14 korrik 2015 në Mbretërinë e Luksemburgut.

Lexo më shumë

PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TË KUVENDIT NË SE...

E hënë, 6 korrik 2015 

PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TË KUVENDIT NË SESIONIN VJETOR TË AP TË OSBE 

Deputetët Vlladimir Gjorçev dhe Bekim Fazliu, anëtarë të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE (AP e OSBE), marrin pjesë në  Sesionin e 24-të vjetor të AP të OSBE, që mbahet nga 5 deri 9 korrik 2015 në Helsinki, Republika e Finlandës. Temë kryesore për diskutim në sesionin është:  "Përkujtimi i frymës së Helsinkit", duke u thirrur në dokumentin themelues të OSBE-së, Akti përfundimtar i Helsinkit, i cili u nënshkrua para 40 vitesh në kryeqytetin e Finlandës. Në sesionin pritet pjesëmarrje të afro 300 deputetëve nga vendet pjesëmarrëse dhe partnerë për bashkëpunim të OSBE-së. 

Lexo më shumë

VIZITË E AGJENCISË PËR ZBULIM ...

E hënë, 29 qershor 2015 

VIZITË E AGJENCISË PËR ZBULIM 

Komisioni për Mbikëqyrje të Punës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe të Agjencisë për Zbulim i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje të deputetëve Antonio Milloshoski, Ivan Ivanov, Vasil Pishev, Nada Cipusheva, Stojan Millanov, Sasho Vasilevski, Ivan Stoillkoviq, Roza Topuzova-Karevska dhe Lubica Buralieva, në pajtim me kompetencat e tyre sot do të realizojë vizitë të Agjencisë për Zbulim të Republikës së Maqedonisë. 

Lexo më shumë

Pjesëmarrja në sesionin vetor të AP të ...

E hënë, 22 qershor 2015 

Pjesëmarrja në sesionin vetor të AP të KE në Strasburg 

Nga 22 deri n; 26 qershor 2015 në Strasburg, Francë do të mbahet sesioni veror i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në të cilën do të marrin pjesë deputetët Aleksandar Nikolloski, në cilësi të shefit dhe Ermira Mehmeti dhe Vlladimir Gjorçev në cilësi të anëtarëve të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 
Lexo më shumë
123...7        
Click