FJALIM I KRYETARIT VELJANOVSKI ME RASTIN E NJEZETE VITEVE ...



E enjte, 11 nëntor 2010

FJALIM I KRYETARIT VELJANOVSKI ME RASTIN E NJËZETË VITEVE TË ZGJEDHJEVE TË PARA PARLAMENTARE

Zgjedhjet e para parlamentare, të mbajtura para njëzetë viteve, sipas meje paraqesin, së bashku me Referendumin e 8 shtatorit, përmbylljen e idesë shekullore dhe synimin e popullit maqedonas dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë për shtet të pavarur dhe të mëvetësishëm,i cili bazohet mbi principet e demokracisë parlamentare, të drejtat  dhe lirit e njeriut,sundimin e së drejtës, respektimin e drejtës së privatësisë, dhe të legjislacionit të tregut.

Lexo më shumë

SEANCE PLENARE E EUROPARLAMENTIT 13.12.10...



E hënë, 13 dhjetor 2010

SEANCË PLENARE E EUROPARLAMENTIT

Prej 13 deri më 16 dhjetor Parlamenti Evropian do të mbaj seancë plenare, në të cilën, ndër të tjera, do të diskutoj për gjendjen aktuale me ''Vikiliks'', do të votohet për buxhetin e Bashkimit Evropian për vitin 2011 dhe do të debatohet  për raportin vjetor të Parlamentit për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë.

Lexo më shumë

Mbledhja e tetedhjetetete e Komisionit per Financim dhe Bux...



E hënë, 27 dhjetor 2010

Mbledhja e tetëdhjetetetë e Komisionit për Financim dhe Buxhet

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 23.12.2010 e mbajti mbledhjen e saj të tetëdhjetetetë, në të cilën si trup amë punues i shqyrtoi katër Propozim-ligje, për të cilat arsyetim hyrës dha zëvendësministri i Financave, z. Nedim Ramizi

Lexo më shumë

FJALIM I KRYETARIT TE KUVENDIT - SHEN NAUMIT MREKULLIBERESI...



E enjte, 23 dhjetor 2010

FJALIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOVSKI, ME RASTIN E SHËNIMIT TË NJËMIJENJËQIND VJETORIT TË PREHJES SË SHËN NAUMIT MREKULLIBËRËSIT

Mbledhja e sotme solemne e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mënyrë të vetme e përmbyll shënimin e njëmijenjëqind vjetorit të prehjes së Shën Naumit Mrekullibërësit , i cili së bashku me Shën Klimentin e Ohrit janë mësuesit me të afërt dhe trashëgimtar të vëllezërve Cirill dhe Metodij. Shënimi i cili ishte përcjellë me takime të ndryshme shkencore dhe kulturore në të cilën u shqyrtuan, para së gjithash, jeta dhe vepra e Shën Naumit Mrekullibërësit. Në të gjitha manifestimet, përveç Kishës Ortodokse Maqedonase - Peshkopatës së Ohrit, pastaj Akademia e shkencave dhe arteve të Maqedonisë, në mënyrë aktive ishte përfshirë edhe shteti, përkatësisht institucionet e ndryshme shtetërore

Lexo më shumë

KRYETARI I KUVENDIT TE RM REALIZOI TAKIM ME KRYETARIN E SHT...



E enjte, 23 Dhjetor viti 2010, Jerusalem

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË REALIZOI TAKIM ME KRYETARIN E SHTETIT TË IZRAELIT, Z. SHIMON PEREZ

Kryetari Veljanovski edhe një herë u shpreh i kënaqur me pritjen e ngrohtë dhe të përzemërt, duke theksuar se shteti i Izraelit në Republikën e Maqedonisë ka mik të sinqertë që do të kujdeset për interesat e saja jetike. Republika e Maqedonisë si  anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian do të jetë përkrahës i Izraelit. Duke shprehur kënaqësi  nga niveli i lartë i vizitave të realizuara gjatë këtij viti, kryetari theksoi se kjo është tregues i zhvillimit intensiv të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Lexo më shumë

Jakimovska, me rastin e shenimit te 1100 vjetorit te prehje...



E enjte, 23 dhjetor 2010

FJALIM I NËNKRYETARES SË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, ZNJ.SVETLLANA JAKIMOVSKA, ME RASTIN E SHËNIMIT TË 1100 VJETORIT TË PREHJES SË ÇUDIBËRËSIT TË OHRIT, SHËN NAUM I OHRIT

Për jetën dhe veprën e Shën Naumit Çudibërësit, siç e emëron populli, sot ka shum literatur të begatshme shkencore pas të cilit qëndrojnë emra të shkecëtarëve, akademikëve jop vetëm nga Republika e Maqedonisë, por edhe nga Ballkani, por edhe nga shum shtete tjera evropiane.Kjo është e kutueshme meqenëse Shën Naumi dhe vepra e tij së bashku me veprën e Shën Kliment të Ohrit , në thelb paraqesin vazhdimësi të veprës së mësuesve të tyre Vllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodij, të cilët popujve jugosllav ua sjollën shkrimin në gjuhën amëtare, me çka edhe fjalimi hyjnor u bë shumë më i kuptueshëm dhe më i pranueshëm.

Lexo më shumë

Mbledhja dyzetenente e Komisionit per Bujqesi, Pylltari dh...



E enjte, 23 dhjetor 2010

Mbledhja dyzetenëntë e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e djeshme të 49-të, si trup amë punues në lexim të parë i shqyrtoi :Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetin e bimëve, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për hedhurina dhe Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhime për mbrojtjen e bimëve

Lexo më shumë

Kryetari i kuvendit te Republikes se Maqedonise- RIVLIN 22....



E mërkurë, 22 dhjetor 2010, Jerusalem

Kryetari i kuvendit të Republikës së Maqedonisë realizoi takim me kolegun e tij, kryetarin e Knesetit të Izraelit, z. REUVEN RIVLIN

‘’Marrëdhëniet miqësore ndërmjet Maqedonisë u vërtetuan me pranimin e ngrohtë dhe të sinqertë i cili ishte organizuar në nivel më të lartë. Në atë mënyrë dhamë porosinë se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë në nivel të atillë të cilëve do t’ia kanë lakmi shtetet e tjera’’ deklaroi kryetari Veljanovski.

Lexo më shumë

MBLEDHJA E PESEDHJETEPESTE E KOMISIONIT PER CESHTJE EKONOMI...



E mërkurë, 22 dhjetor 2010

MBLEDHJA E PESËDHJETEPESTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të pesëdhjetepestë,si trup amë punues i shqyrtoi: Propozim-ligjin për energjetik (leximi i parë);Propozim- Vendimin për dhënien e pëlqimit të shkallës së përcaktuar të kompensimit nga të ardhurat  e përgjithshme e shoqërive të cilët kryejnë veprimtari energjetike për financimin dhe punën e Komisionit Rregullator për energjetik në Republikën e Maqedonisë për vitin 2011 dhe Propozimi i Planit Financiar të Komisionit Rregullator për Energjetik të Republikës së Maqedonisë për vitin 2011.

Lexo më shumë

Mbledhja e tetedhjetepeste e komisionit per financim dhe bu...



E martë, 30 nëntor 2010

Mbledhja e tetëdhjetepestë e komisionit për financim dhe buxhet

Komisioni për financim dhe buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e djeshme të tetëdhjetepestë, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për denacionalizim(leximi i parë) dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrim të pagesave me para në dorë (leximi i parë).  

Lexo më shumë

Kryetari Veljanovski, Liberman 21.12.10...



E martë, 21 dhjetor 2010, Jerusalem

Takim i delegacionit të kuvendit i udhëhequr nga Kryetari Veljanovski, me ministrin e Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministrin e Shtetit të Izraelit, z. Avigdor Liberman

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski, në përbërjen e së cilës janë edhe deputetët z. Pavle Trajanov, kryetar i grupit të deputetëve për bashkëpunim me parlamentin e Shtetit të Izraelit, znj. Sllavica Grkovska dhe z. Xhevat Ademi anëtar të grupit, në pjesën e parë të vizitës zyrtare të Shtetit të Izraelit, realizoi takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e punëve të jashtme të Shtetit të Izraelit, z. Avigdor Liberman

Lexo më shumë

DATA PER ANETARESIMIN E MAQEDONISE NE BE DO TE DISKUTOHET G...



E premte, 17 dhjetor 2010

DATA PËR ANËTARËSIMIN E MAQEDONISË NË BE DO TË DISKUTOHET GJATË KOHËS SË KRYESIMIT HUNGAREZ

Bisedimet aderuese për  marrjen e datës për anëtarësim të Maqedonisë në BE do të diskutohet gjatë kryesimit hungarez me Bashkimin, i cili fillon prej 01 janar 2011, ishte konkluduar në ditën e dytë të Samitit të liderëve të 27 vendeve-anëtare të BE, gjatë kohës kur Mali i Zi morri statusin  e vendit-kandidat për anëtarësim në BE.

Lexo më shumë

Takim Jakimovska- Federates Ruse16.12.10...



E enjte, 16 dhjetor 2010

Takim e nënkryetares së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj.Svetllana Jakimovska me delegacionin e Dumës Shtetërore të Federatës Ruse

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj.Svetllana Jakimovska, sot realizoi takim me delegacionin e Dumës  Shtetërore të Federatës Ruse, të udhëhequr nga kryetari i Komisionit për Çështje Ndërkombëtare të Dumës  Shtetërore të Federatës Ruse, të udhëhequr nga kryetari i Komisionit për Çështje Ndërkombëtare të Dumës  Shtetërore të Federatës Ruse, z. Konstantin Kosaçev.

Lexo më shumë

Perkrahja politike e Rusise e rendesishme per Maqedonine 16...



E enjte, 16 dhjetor 2010

Përkrahja politike e Rusisë e rëndësishme për Maqedoninë

Në Odën ligjdhënëse maqedonase, kryetarja e Komisionit për Politik të Jashtme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, znj. Teuta Arifi dhe anëtarët e Komisionit: z.Igor Ivanovski, znj.Hirstina Runçeva, z.Aleksandar Nikollovski, z. Pavle Trajanov, z.Vasko Shutarov dhe z. Liljana Popovska, realizuan takim me delegacionin e Odës Shtetërore të Federatës Ruse, të udhëhequr nga kryetari i Komisionit për Çështje Ndërkombëtare, z. Konstantin Kosaçev.

Lexo më shumë

Takim Xingo - Kocacev 16.12.10...



E enjte, 16 dhjetor 2010

Takim i kryetarit të Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Federatës Ruse, z.Lubisav Ivanov Xingo, me kryetarin e Komisionit për Çështje Ndërkombëtare, z.Konstaton Kocaçev

Në prononcimin e tij hyrës kryetari, z. Lubisav Ivanov Zingo drejtoi përshëndetje delegacionit të Dumës Shtetërore të Federatës Ruse, duke i faleminderuar për përkrahjen  që i jep Rusia Maqedonisë, duke pasur parasysh rolin e konsiderueshëm të cilën  ajo e ka në skenën ndërkombëtare.  

Lexo më shumë
123...23                        
Click