Delegacione



DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË ORGANIZATËS KONTRAKTUESE VERIATLANTIKE

Delegacioni në Kuvendin Parlamentar të Organizatës kontraktuese veriatlantike përbëhet nga shefi dhe dy anëtarë.

                  Shef i delegacionit:  TEUTA ARIFI

                                  Anëtarë:  ESAD RAHIQ
                                                  SLLOBODAN ÇASHULE

Kuvendi Parlamentar i NATO-së është organizatë ndërpalametare e deputetëve nga vendet anëtare të Aleancës së NATO-së dhe 17 anëtareve asociative të saj. Kuvendi paraqet forum kritik për dialog ndërkombëtar të deputeteve nga Evropa dhe Amerika Veriore të cilat së bashku diskutojnë për tema me interes dhe rëndësi të përbashkët. Kuvendi është tërësisht i pavarur nga NATO por është lidhje ndërmjet parlamenteve nacionale të vendeve anëtare dhe NATO-së dhe kontribuon në përforcimin e mirëkuptimit të përbashkët në Aleancë. Në të vërtet, Kuvendi në mënyrë të kontuinuar kontrollon se vendimet e miratuara në nivel ndërshtetëror në suazat e NATO-së, a kanë mbështetje politike nga parlamentet e zgjedhura në mënyrë demokratike të vendeve anëtare.

Detyrë themelore e Kuvendit është që t’i tejkalojë interesat nacionale dhe të mundohet që nëpërmjet diskutimeve dhe seminareve për çështje të sigurisë të arrijë konsenzus ndërmjet vendeve. Për këtë, element kryesor në punën e Kuvendit është të këmbejë informata dhe të ndikojë rreth qëndrimeve dhe interesave nacionale. Gjithashtu Kuvendi është forum në të cilin çështje të caktuara aktuale të NATO-së testohen dhe vlerësohen. Në këtë kontekst, Kuvendi në mënyrë indirekte luan rrol të rëndësishëm në formimin e mendimeve politike. Rekomandimet dhe rezolutat e Kuvendit u dorëzohen qeverive dhe parlamenteve nacionale, si dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-së dhe organizatave të tjera relevante. Në bazë të debatit në Këshillin e përhershëm të NATO-së, Sekretari i përgjithshëm i NATO-së përgatit përgjigje të rekomandimeve dhe rezolutave të Kuvendit.
Qëllimet e KP të NATO-së shkurtimisht mund të formulohen si:

  •  të inkurajohet dialogu ndërmjet parlamentarëve për çështjet e rëndësishme të sigurimit:
  • të tërhiqet vëmendja parlamentare për çështjet qendrore të sigurimit, për politikën e Aleancës dhe mirëkuptim më i madh për të:
  • të barten qëndrimet kolektive parlamentare të krijuara në KP të NATO-së, në NATO dhe në vendet anëtare të saj:
  •  të zhvillohet mirëkuptim më i mirë për politikën e NATO-së dhe të promovohet niveli më i lartë i përgjegjësisë kolektive;
  • të përforcohen marrëdhëniet transatlantike;
  •  të promovohet zhvillimi i demokracisë parlamentare nëpër rajonin e veriatlantikut me integrimin e parlamentarëve të vendeve të cilat nuk janë anëtare në punën e KP të NATO-së;
  •  tu ndihmohet parlamenteve të cilat në mënyrë aktive kërkojnë anëtarësim në NATO;
  • të rritet bashkëpunimi me vendet të cilat më tepër janë të interesuara për bashkëpunim se sa për anëtarësim në NATO;
  •  të ndihmohet zhvillimi i mekanizmave dhe praktikave parlamentare të cilat janë të domosdoshme për kontrollimin efikas, demokratik të forcave ushtarake;

KP i NATO-së takohet dy herë në vit në seanca plenare - në takimin pranveror i cili zgjat tri ditë dhe takimin vjeshtor i cili zgjatë pesë ditë. Këto takime organizohen në vendet anëtare të NATO-së me ftesë të parlamenteve nacionale.

Organ kryesor i Kuvendit është Komiteti i përhershëm i cili përbëhet nga liderët e Kuvendit dhe shefat e delegacioneve nacionale. Aktivitetet e përditshme të Kuvendit zbatohen nëpërmjet pesë komisioneve edhe atë: Komisionit për politikë, Komisionit për mbrojtje dhe siguri, Komisionit për ekonomi dhe siguri, Komisionit për shkencë dhe teknologji dhe Komisionit për dimension civil të mbrojtjes, së bashku me një numër të madh të nënkomiteteve. Me kërkesën e deputetëve formohen ad-hoc komisionet dhe grupet punuese. Komisionet mbajnë mbledhje të rregullta dhe organizojnë vizita studiuese. Pastaj në mbledhje plenare të Kuvendit çdo komision paraqet raporte me shkrim për temat të cilat i ka studiuar dhe të njëjtat i arsyeton me gojë.

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për herë të parë mori pjesë në punën e KP të NATO-së në vitin 1994, si mbikëqyrës i seancës së 41, që u mbajt në Paris, Francë. Në seancën e njëjtë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë iu nda statusi i delegacionit asociativ.

Click